François Maurice Adrien Marie Mitterrand (26 tetor 1916 – 8 janar 1996) ishte President i Francës nga 1981 deri në 1995 dhe ishte i njohur për udhëheqjen e Francës drejt integrimit ekonomik dhe politik me Evropën Perëndimore.
I zgjedhur për herë të parë në zgjedhjet presidenciale të majit 1981, ai u bë presidenti i parë socialist i Republikës së Pestë dhe kreu i parë i krahut të majtë të qeverisë që nga viti 1957. Ai u rizgjodh në vitin 1988 dhe mbajti detyrën deri në vitin 1995.
Si President, Mitterand ishte një mbështetës i fuqishëm i integrimit evropian dhe nuk donte që Gjermania të dominonte të ardhmen e Evropës dhe mendoi se strategjia më e mirë për të shmangur këtë ishte që Franca dhe Gjermania t’i transferonin funksionet institucioneve evropiane.
Mitterrand kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në kulturën politike në Francë.
Ndoshta kontributi më i madh i tij ishte mbështetja për një Bashkim Evropian të fuqizuar që përqendrohej në përmirësimin e marrëdhënieve franko-gjermane, duke i angazhuar dy armiqtë historikë në një bashkëpunim më të madh e duke shmangur konkurrencën.
François Mitterrand ka lindur në Jarnac, Charente, në një familje katolike dhe konservatore. Ai kishte tre vëllezër dhe katër motra. Mitterrand u martua në vitin 1944 dhe kishte tre djem.
Mitterrand studioi nga 1925 deri në në 1934 në Kolegjin Saint-Paul në Angoulême, ku ai u bë anëtar i Jeunesse Etudiante Chrétienne (JEC), një organizatë studentore. Duke mbërritur në Paris në vjeshtën e vitit 1934, ai shkoi në “Ecole Libre des Sciences Politiques” deri në vitin 1937, ku mori diplomën në korrik të atij viti.
Ndryshe nga çfarë kanë raportuar mediat, Mitterrand nuk u bë kurrë një anëtar formal i Partisë Socialiste Franceze (PSF), që mund të konsiderohet partia e parë franceze e krahut të djathtë. Megjithatë, ai shkruajti artikuj e lajme në gazetën L’Echo de Paris, e cila ishte afër PSF-së.
Më pas, Mitterrand shërbeu në ushtri nga viti 1937 deri më 1939. Në vitin 1938, ai u bë miku më i mirë i Georges Dayan, një socialist hebre dhe filloi të vinte në pikëpyetje disa nga idetë e tij nacionaliste.
Pas një vëzhgimi të kampeve naziste të përqendrimit në fund të Luftës së Dytë Botërore, Mitterrand e identifikoi veten si një agnostik.
Mitterrand shërbeu në ushtrinë franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku gjithashtu u plagos dhe u dërgua në burgun gjerman në kampin e luftës në Kassel në qershor 1940. Ndërkohë që ishte i burgosur, ai u njoh nga afër me një numër të burgosurish të luftërave me prejardhje të ndryshme sociale.
Pas disa përpjekjeve, ai arriti të ikë nga kampi i luftës dhe u bashkua me qeverinë kolonialiste të bashkëpunimit francez Vichy në dhjetor të vitit 1941, ku punoi si zyrtar.
Mitterrand gjithashtu u përfshi në Rezistencën Franceze në vitin 1943 dhe ndihmoi në organizimin e të burgosurve të luftës për lirinë e Francës, gjatë së cilës ai u njoh me Gjeneralin Charles de Gaulle. Edhe pse të dy nuk shkonin mirë fillimisht, më në fund u bashkuan në një Lëvizje Kombëtare ku Mitterrand u bë udhëheqës.
Pas luftës, Mitterrand u përfshi aktivisht në politikë në vitin 1946 kur fitoi zgjedhjet në Asamblenë Kombëtare. Në vitin 1947, ai u bashkua me një grup qendror të quajtur Bashkimi Demokratik dhe Socialist i Rezistencës.
Mitterrand u zgjodh më vonë për poste të ndryshme në Republikën e Katërt si një zëvendës dhe si ministër (ministri për veteranët e luftës, minister i brendshëm, minister i drejtësisë dhe shumë të tjera).
Karriera e tij politike filloi të binte në vitet 1950, kur ai humbi postin në Asamble në vitin 1958. Karriera e tij filloi të përmirësohej kur ai ndryshoi filozofinë e tij politike. Në vitin 1971 ai u bë sekretar i Partisë Socialiste.
Mandati i tij i parë (1981-88) synonte të rriste aktivitetet ekonomike si shtetëzimi, të përmirësonte pagat, të rriste përfitimet sociale etj. U përmirësuan kushtet e strehimit dhe kujdesit shëndetësor dhe u përmirësuan mundësitë e punësimit për gratë. Ligji i parë i decentralizimit, Akti Defferre u miratua nga Mitterrand.
Përpjekjet për të forcuar sistemin arsimor ishin të dukshme nga rritja e buxhetit për arsimin. U bënë të detyrueshme disiplina të ndryshmesi: qytetaria, historia franceze etj.
Dënimi me vdekje u hoq gjatë udhëheqjes së tij. Mediat u bënë liberale, u formua agjencia e rregullimit të mediave CSA.
Mitterrand nuk ishte shumë prapa edhe në frontin e politikës së jashtme. Ai vazhdoi testimin e armëve bërthamore dhe qëndroi larg NATO-s.
Përpjekjet për ndërtimin e një unanimiteti të konsoliduar evropian u propozuan nga Traktati i tij në Bashkimin Evropian në vitin 1991 gjatë mandatit të tij të dytë. Ky traktat u përqëndrua në idenë për një sistem bankar qendror, monedhë të përbashkët dhe një politikë të jashtme të integruar.
Ai gjithashtu emëroi Edith Cresson si gruan e parë kryeministre në historinë franceze.
Në vitin 1995, Mitterrand dha dorëheqjen pas përfundimit të mandatit të tij të dytë.
Ndër të tjera, emri i presidentit lakohet tepër për ndërtimin e piramidës së Luvrit në Paris, një piramidë funksionale, që të çon në Muzeun e Luvrit.
Shumë e përfolur në kohën kur nisi të ndërtohej, Piramida e Luvrit tani është një nga thesaret kulturore të Parisit. Ndriçmi spektakolar i Piramidës gjatë mbrëmjes nuk duhet humbur.
Komisionuar nga Presidenti i Francës, François Mitterrand, në vitin 1984, projekti u hartua nga arkitekti I. M. Pei. Struktura, e cila u ndërtua tërësisht me segmente qelqi dhe shtylla metalike, arrin një lartësi prej 21.6 metra. Piramida dhe lobi nëntokësor nën të u krijuan për shkak të një sërë problemesh me hyrjen kryesore origjinale të Luvrit, të cilat nuk mund të trajtojnë më numrin e madh të vizitorëve në baza të përditshme. Vizitorët që hyjnë përmes piramidës dhe pastaj ngjiten në ndërtesat kryesore të Luvrit.
Disa muze të tjerë e kanë kopjuar këtë koncept, kryesisht Muzeu i Shkencës dhe Industrisë në Çikago.
Ndërtimi i piramidës shkaktoi debate të forta. Kritikat ishin katër: stili modernist i ndërtesës ishte në kundërshtim me stilin klasik francez të Rilindjes dhe historinë e Luvrit. Piramida kishte qenë një simbol i vdekjes nga Egjipti i lashtë.
Projekti konsiderohej si një“idiotësi” e imponuar nga presidenti François Mitterrand. Kritikët politikë i referoheshin strukturës si Piramida e Faraonit Francois.
Por pavarësisht kundërshtimeve në fushën e arkitekturës objekti mbetet i vlerësuar ndërsa në aspektin politik ai lidhet ende me emrin e presidentit Miterrand, i cili u nga nga jeta më 8 janar 1996, në moshën 79 vjeç në Paris.
Disa nga aforizmat më të famshme të Miteranit janë: