MENU
klinika

Sipas “AS”

Formacioni më i mirë i Juves në 9 vitet e fundit

02.05.2020 - 20:30

Që Juventus po dominon në futbollin italian, mjafton të përmendim faktin që ka fituar 8 tituj rresht në 9 sezonet e fundit. Nga 2011 e deri më sot te bardhezinjtë kanë luajtur shumë kampionë të cilët kanë lenë shenjë në fitimin e këtyre titujve.

Gazeta spanjolle “AS” në versionin kilian, ka publikuar 11-shen më të mirë të Juves në këto 9 vite. Në portë është legjendari Buffon. Mbrojtja me 4 përbëhet nga zvicerani Lichtsteiner në të djathtë, Chiellini e Barzagli në qëndër dhe Alex Sandro.

Tre mesfushorët e përzgjedhur nga As janë Pirlo para mbrojtjes si dhe Vidal e Pogba në mbështetje të treshes sulmuese të përbërë nga Dybala, Tevez e Cristiano Ronaldo.

Jashtë 11-shes më të mirë të dekadës së fundit te Juventusi kanë mbetur emra të rëndësishëm si Bonucci në mbrojtje, Pjanic në mesfushë apo edhe Higuain e Mandzukic në sulm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri italian zbulon prapaskenën

“Doja të merrja Messin te Juventusi por…”

Episodet që bënë bujë në futboll

10 momentet pikante në dekadën e fundit


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak