Italia po bën hapat e duhur drejt rikthimit të sportit, për sa i përket pesë kampionateve më të forta të futbollit në kontinentin europian. Prej javësh po zhvillohet një luftë e ashpër mes Federatës dhe qeverisë për të shkuar drejt rinisjes dhe kjo po nxjerr përfundimet e saj.
Mësohet se dita kur Serie A do të zbresë në fushë për të luajtur një ndeshje zyrtare është 20 qershori. Është arritur dakordësia totale dhe pritet vetëm zyrtarizimi në ditët e ardhshme nga ana e qeverisë së kryeministrit Conte. Rreth kësaj procedure finale mediet kanë mësuar se do të kryhet të mërkurën e ardhshme, ku kreu i shtetit do të zyrtarizojë 20 qershorin.
Ultimatumi i UEFA-s është që kampionati të mbyllet më datë 20 gusht dhe Kupa e Italisë ka afat deri në fund të atij muaji, pasi me nisjen e shtatorit, fillon sezoni i ri. Skuadrat italiane ndërkohë prej javësh kanë nisur stërvitjet për t’u përgatitur sa më mirë dhe shpejt për fazën e fundit të sezonit.