MENU
klinika

BBC shpjegon ç'do të ndodhë

Më në fund marrëveshja e Brexit u arrit. Po tani?

24.12.2020 - 17:16

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian (BE) më në fund kanë bërë një marrëveshje se si do të tregtojnë dhe cilat do të jenë marrëdhëniet e tyre të ardhshme, pas Brexit.

Që kur Britania e Madhe u largua nga BE në 31 Janar, të dy palët kanë folur për rregullat e reja.

BE dhe Brexit

BE-ja përbëhet nga 27 vende evropiane.

Qytetarët e BE-së janë të lirë të jetojnë dhe punojnë në vendet e tjera të BE-së dhe firmat në ato vende mund të blejnë dhe shesin mallrat e njëri-tjetrit pa kontrolle ose taksa shtesë në kufij.

Britania e Madhe ishte vendi i parë që u largua nga BE dhe kjo ishte e njohur si Brexit, dalja Britanike.

Çfarë është kjo marrëveshje?

Marrëveshja përmban rregulla të reja për mënyrën se si Britania e Madhe dhe BE do të jetojnë, punojnë dhe tregtojnë së bashku. Do të fillojë në 1 Janar 2021.

Marrëveshja do të thotë:

  • Asnjë tarifë për mallrat e njëri-tjetrit kur ato kalojnë kufijtë – të njohur si tarifa – për të ulur koston e tregtisë
  • Jo kufizime në sasinë e gjërave që mund të tregtohen (të njohura si kuota)

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se marrëveshja mbulon tregtinë me vlerë 668 miliardë funte në 2019.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen tha se rregullat e konkurrencës, “do të jenë të drejta dhe do të qëndrojnë të tilla”.

Ajo tha se MB dhe BE “do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, duke përfshirë gjëra të tilla si ndryshimi i klimës, energjia, siguria dhe transporti”.

Sidoqoftë, edhe me një marrëveshje, do të ketë disa kontrolle të reja kufitare, kështu që bizneset do të duhet të jenë të gatshëm për ndryshime.

Dhe MB nuk do të marrë pjesë në programin e shkëmbimit Erasmus për studentët.

Sa e rëndësishme është kjo marrëveshje?

BE është partneri më i afërt dhe më i madh tregtar i MB, kështu që marrja e një marrëveshje ishte gjithmonë një përparësi.

Ndërsa Britania e Madhe ishte në BE, kompanitë mund të blinin dhe shisnin mallra përtej kufijve të BE-së pa paguar tarifa.

Pa marrëveshje, bizneseve do t’u duhej të fillonin të paguanin këto taksa, të cilat do t’i shtonin kostot e tyre. Asnjë marrëveshje nuk do të nënkuptonte gjithashtu më shumë kontrolle kufitare, të cilat mund të kishin shkaktuar vonesa për kamionët që transportonin produkte.

Po në lidhje me marrëveshjet e tjera tregtare në Mbretërinë e Bashkuar?

Kur Britania e Madhe ishte në BE, ajo automatikisht ishte pjesë e marrëveshjeve tregtare që ka me më shumë se 70 vende.

Që nga largimi, BE ka bërë marrëveshje me 58 nga ato vende, në mënyrë që të vazhdojë tregtinë në të njëjtën mënyrë. Bisedimet me 10 vende janë ende duke vazhduar, por shumë nga marrëveshjet më të rëndësishme janë bërë.

Mbështetësit e Brexit thonë se largimi nga BE do t’i japë MB më shumë liri për të arritur marrëveshje tregtare në të gjithë botën. Kundërshtarët thonë se është më mirë të qëndrosh pranë BE sepse është një partner kaq i rëndësishëm tregtar.

Pse ndodhi Brexit?

Një votim publik – ose referendum – u mbajt në qershor 2016, për të vendosur nëse MB duhet të jetë në BE.

Pjesëmarrja në referendum ishte shumë e lartë me 72% dhe më shumë se 30 milion njerëz votuan.

Çfarë ndodh më pas?

Edhe pse marrëveshja është rënë dakord, ajo ende duhet të bëhet e ligjshme.

Që të ndodhë kjo duhet të shikohet dhe miratohet nga të dy parlamentet e Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropës.

Parlamenti Evropian nuk do të ketë kohë ta nënshkruaj atë përpara fundit të vitit. Kjo nuk duhet të ndalojë hyrjen në fuqi të marrëveshjes në 1 janar, por do të duhet më shumë kohë përpara se ajo të vuloset zyrtarisht.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mund të thërrasë deputetët gjatë periudhës së Krishtlindjes në mënyrë që të votojë mbi marrëveshjen. Sidoqoftë, nuk do të kishte kohë për të debatuar dhe për të parë detajet nga afër.

Dhe me një fjali?

Një marrëveshje është rënë dakord, por njerëzit dhe bizneset nuk kanë shumë kohë për t’u përgatitur për ndryshimet që do të fillojnë nga 1 janari.

Përkthyer dhe përshtatur nga BBC/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”