MENU
klinika

Premier League, Java 27

Dy herë Bale e dy herë Kane, bind Tottenham

07.03.2021 - 22:15

Tottenham i është afruar zonës Champions. Tri fitore radhazi dhe tashmë Spurs mund të besojnë për më lart. Të besuarit e Jose Mourinhos fituan në shtëpi 4-1 ndaj Crystal Palace, ku dy herë shënoi Bale dhe dy herë Kane.

Bale e kaloi skuadrën e Mourinhos në epërsi pas 25 minutave lojë, kur shënoi në portën boshe pasi u shërbye nga Kane. Palace reagoi mirë ndaj këtij goli duke e barazuar rezultatin në 1:1 në çastet e fundit të pjesës së parë, kur Cristian Benteke shënoi me kokë.

Por kjo ishte e gjitha që mundi të bëjë skuadra e Roy Hodson, pasi Bale e riktheu epërsinë e Tottenham katër minuta brenda pjesës së dytë, duke shënuar me kokë pas një asisti tjetër nga Kane. Kane më pas i shënoi vetë dy gola për ta vulosur fitoren e Tottenhamit, së pari në minutën e 52-të duke e realizuar gola të jashtëzakonshëm nga largësia dhe pastaj në portën boshe pas një asisti nga Son Heung-Min.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN