Menjëherë pas rikthimit në Torino (ishte në Dubai), Cristiano Ronaldo i është future intensivisht stërvitjes. Pasi shijoi disa momente relaksi në Dubai, ku u vlerësua edhe me çmime, ylli i Juventus-it nuk humb aspak kohë.
Faza e parë e sezonit ka rezultuar shumë e suksesshme për portugezin, i cili është përshtatur si me magji me kampionatin italian, duke realizuar 14 gola në 19 ndeshje.
Ai gjithmonë tregon nëpërmjet medieve sociale se nuk ka çmim pa lodhje, dhe menjëherë pasi është vlerësuar në “Globe Soccer Awards” si lojtari i vitit dhe goli më i bukur, ai ka postuar një video teksa stërvitet në palestër.
Por kërkesat e larta CR7 nuk i ka vetëm ndaj vetes, por edhe ndaj familjes, kjo pasqyrohet më së miri në këtë video të postuar ku shfaqet edhe djali edhe bashkëshortja e tij Georgina Rodriguez.