MENU
klinika

NBA

“Show” i Nuggets, Raptors bien pas 7 fitoresh

25.02.2019 - 11:27

New York Knicks u rikthye te suksesi në Madison Square Garden pas plot 18 humbjesh radhazi. Në mënyrë surprizë skuadra e trajnerit Fizdale që nuk fitonte në shtëpi që nga 1 dhjetori mposhti me rezultatin 130-118 San Antonio Spurs.

Një disfatë që djeg në shtëpinë e skuadrës teksane, sepse tashmë kualifikimi në play-off është komplikuar jo pak për formacionin e Gregg Popovich.

San Antonio ka zbritur në vendin e 7-të të konferencës së Perëndimit dhe ndjen presionin e Clippers dhe Kings nga pas.

Ylli i Spurs DeMare DeRozan bëri atë që duhet të bënte në këtë përballje, realizoi 32 pikë ndërsa i ndihmoi të tijët edhe me 4 asiste e 9 rebound, por diferencën në këtë ndeshje e bëri loja e mirë në grup e New York Knicks.

Fitore shumë e thjeshtë për Denver Nuggets ndaj Los Angeles Clippers. Në Pepsi Center, formacioni nga Colorado ishte i papërmbjashtëm duke triumfuar me rezultatin 123-96.

Pas 7-të fitoresh rresht u thye në mënyrë shumë surprizuese Toronto Raptors që ra në shtëpi ndaj Orlando Magic me shifrat 98-113. Skuadra nga Florida vijoi momentin pozitiv, duke marrë fitoren e 8-të në 10 ndeshjet e fundit, sukses që rriti ndjeshëm shanset e Orlandos në Lindje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“All Star Saturday Night”

Mrekullohuni me koshat e yjeve të NBA