MENU
klinika

NBA

Vijon spektakli, Golden State fiton në limit

20.10.2018 - 10:39

Vijon spektakli në kampionatin amerikan të basketbollit. Janë zhvilluar 9 ndeshje ditën e sotme, ku natyrisht spikat fitorja e kampionëve në fuqi të Golden State, që triumfuan në transfertë ndaj Utah Jazz 124-123, sukses i ardhur në të dhjetat e sekondës së fundit.

Heroi i takimit ishte Jonas Jerebko, i cili arriti të prekte topin dhe të shënonte dypikëshin e fitores, teksa në sekondën e fundit Warriors gjendeshin 1 pikë larg vendasve. Festë për miqtë, teksa stadiumi qëndronte i heshtur.

Kevin Durant bëri një paraqitje mbresëlënëse, teksa shënoi 38 pikë, dha 7 asiste dhe rikuperoi topin 9 herë. Nuk shkëlqeu, por pa dyshim është konstant në lojën e tij Stephen Curry, që realizoi 31 pikë, dha 8 asiste dhe rikuperoi 4 topa.

Një ndeshje e bukur ishte edhe ajo mes Brooklyn Nets dhe New York Knicks, ku vendasit fituan vetëm me 2 pikë diferencë. Spikat gjithashtu edhe fitorja e thellë e New Orleans Pelicans, teksa i shënuan 149 pikë Sacramento-s, kur kjo e fundit shënoi 129.  

REZULTATET E SOTME

Orlando Magic – Charlotte Hornets         88-120

Brooklyn Nets – New York Knicks             107-105

Memphis Grizzlies – Atlanta Hawks         131-117

Minnesota – Cleveland Cavaliers              131-123

New Orleans Pelicans – Sacramento       149-129

Toronto Raptors – Boston Celtics             113-101

Milëaukee Bucks – Indiana Pacers           118-101

Los Angeles Clippers – Oklahoma City      108-92

Utah Jazz – Golden State Warriors            123-124