MENU
klinika

"MVP" pret ofertën e kampionëve

Kërkohet nga të gjithë/ Leonard takon ekipet e Los Angelos!

05.07.2019 - 18:24

Të gjithë duan të mësojnë se cila do të jetë e ardhmja e Kawhi Leonard, MVP-ja i finaleve play off në NBA.

Basktebollisti u shpall kampion bote me Toronto Raptors këtë sezon, por mund të largohet.

ESPN njofton se shtatlarti ka kryer gjatë dy ditëve të fundit dy takime në Los Anxhelos me dy skuadrat e këtij qyteti: Clippers dhe Lakers.

Gjithsesi, vendimin përfundimtar ai do ta marrë pasi të kryejë edhe një takim të tretë.

Në axhendën e Leonard është edhe takimi me drejtuesit e Torontos, skuadrës së tij aktuale. Ekipi kanadez ofron të njëjtën pagë si dy ekipet e Los Anxhelosit, ndaj për MVP-në nuk ka për të qenë e lehtë të vendosë për të ardhmen.

Nga të gjithë “free agent” që janë ende në qarkullim, Kawhi Leonard është ylli i vetëm i NBA-së që nuk ka vendosur për të ardhmen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Surpriza në merkato

Brooklyn rrëmben yjet e NBA!