MENU
klinika

Curry transferohet te Dallas

NBA/ Kërkohej për terrorizëm, tani firmos për Boston!

03.07.2019 - 17:23

Seth Curry, vëllai i Stephen Curry, ka nënshkruar një marrëveshje me skuadrën e Dallas Mavericks, duke u larguar nga Portland.

28-vjeçari firmosi sot një kontratë 4-vjeçare me ekipin teksan, ku ka luajtur edhe më parë në NBA.

Nga skuadra e Portland është larguar edhe basketbollisti turk Enes Kanter, i kërkuar në vendlindjen e tij për terrorizëm nga regjimi i Erdogan.

Ai do të transferohet te skuadra e Boston Celtics, me të cilin ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare, ku do të përfitojë 10 milionë dollarë.

Një nga yjet e NBA-së, Isaiah Thomas, do të largohet nga Denver Nuggets, ku këtë sezon luajti vetëm 12 ndeshje, ku do të transferohet te skuadra e Washington, ku firmosi një kontratë 1-vjeçare.

Ai do të përfitojë 2 milionë dollarë për një vit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Surpriza në merkato

Brooklyn rrëmben yjet e NBA!