MENU
klinika

Suedezi larg LA Galaxy

Befason Ibrahimovic/ Zgjedh skuadrën e re!

25.09.2019 - 16:34

Mediat argjentinase shprehen të bindura se Zlatan Ibrahimovic kërkon të luajë për Boca Juniors.

Sulmuesi suedez nuk e ka aspak problem moshën dhe kjo duket me sezonin fantastik që po zhvillon në MLS. Në verë gjigandi suedez u përfol për një rikthim në Serie A ku Carlo Ancelotti e pranoi hapur interesimin për të.

Por ky ‘flirt’ nuk zgjati shumë pasi në fund “Don Carlo” zgjodhi Fernando Llorenten, kjo edhe pasi Ibrahimovic preferoi qëndrimin në MLS.

Megjithatë, një skuadër e re ka dalë në horizont për bomberin e LA Galaxy.

Gazetari argjentinas Luis Fregosi ka bërë të ditur se suedezi i ka kërkuar agjentit të tij Mino Raiola transferimin te klubi legjendar i Boca Juniors për t’iu bashkuar Daniele De Rossi-t.

Sulmuesi i Los Angeles Galaxy po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon, me 27 gola të shënuar dhe 5 asiste në vetëm 26 ndeshje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Suedezi shënon perlën e radhës

Mosha është thjesht një numër për Ibrahimovic!

Sulmuesi, 22 gola në 25 ndeshje

Jo vetëm Milan, edhe Real dëshiron Ibran