MENU
klinika

Përfitimet

Si të përdorni xhenxheflin kundër problemeve të lëkurës

15.12.2019 - 18:42

Përveç përdorimit në kuzhinë dhe të vlerave për shëndetin, xhenxhefili mund të shfrytëzohet edhe për bukurinë e lëkurës.

Xhenxhefili është një zhardhok i rëndësishëm për shëndetin e lëkurës.

Ky produkt organik mund të përdoret në shumë maska për fytyrën.

Ai përmban vajra esencialë, amino acide, vitaminat C, B1, B2, A dhe mineralet si kalçiumi, hekuri, magnezi, fosfor, kalium, sodium, zink e të tjerë.

Për fytyrat me yndyrë, xhenxhefili ndihmon në fshirjen e shkëlqimit të tepërt, pastrimin e poreve dhe largimin e puçrave.

Për fytyrat e ndjeshme, maska e mbron atë nga ndikimi i motit, largon skuqjet dhe i jep asaj shkëlqim dhe freski.

Për fytyrat normale dhe të thata, maska me xhenxhefil e gjallëron lëkurën dhe i jep asaj freski.

Por, duhet bërë kujdes pasi xhenxhefili mund të jetë irritues për disa lëkura dhe mund të shkaktojë ndjeshmëri ndaj dritës së diellit.

Ai mund të shkaktojë reagime alergjike.