MENU
klinika

Serie A, Java 19

Juventus ia del në Romë, merr kreun

12.01.2020 - 22:42

Juventus ka marrë një fitore mjaft të vyer në një transfertë të vështirë, duke mposhtur 2-1 Romën dhe duke udhëhequr në Serie A, dy pikë tashmë para Inter-it.

Juventus ka gjetur shumë shpejt golin, që në minutën e 3-të, me anë të Demirel. Turku përfiton nga shpërqendrimi i mbrojtjes vendase dhe nuk fal me të parën.

Pas 7 minutash, mbrojtja e Romës bën tjetër gafë dhe ka penallti për Juventus. Ronaldo nuk fal dhe miqtë e shohin veten në avantazh të dy golave në pjesën e parë.

Në të dytën Roma duket më e vendosur. Në 68’, pas rishikimit me VAR, verdhekuqtë përfitojnë penallti dhe Perotti ngushton në 1-2. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të dy skuadrave, nuk ka më gola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN