MENU
klinika

Në Serie A dhe në Champions

Cristiano Ronaldo ka një rekord negativ me Juven

09.03.2020 - 19:05

Cristiano Ronaldo po shkon nga rekordi në rekord edhe te Juventus, ashtu siç ka bërë me Real Madrid dhe me kombëtaren portugeze. Ai ka pasur një ndikim të madh me fanellën e Juventusit, por CR7 kthehet në një futbollist normal, kur bëhet fjalë për goditjet e lira.

Përmes këtij specialiteti themelor dhe të spikatur të tij në të kaluarën, kampioni portugez nuk ka shënuar asnjëherë me fanellën bardhezi. Ekzistojnë 40 përpjekje nga goditjet e lira (të drejtpërdrejta) nga CR7, në të cilat thjesht nuk mundi ta gjejë shënjestrën e duhur.

Nga këto, 11 goditje janë pritur nga portierët kundërshtarë, 3 goditje jashtë kuadratit dhe 26 të tjera në barrikadë. E fundit ishte mbrëmë, pikërisht në ndeshjen e madhe kundër Interit. Kampioni i datëlindjes 1985 nuk ka shënuar kurrë në Serie A me një goditje të lirë.

Po sa kohë ka pa shënuar së këndejmi Ronaldo? “Agjërimi” i tij në këtë drejtim ka filluar prej më shumë se tre vitesh. Goli i fundit i portugezit nga goditja e lirë në kampionat daton më 16 nëntor 2016, në një derbi mes Real Madrid dhe Atletico Madrid.

 

Gjërat nuk janë më të mira në Champions League, e cila ka qenë gjithmonë shtëpia e CR7. Sipas asaj që raportohet nga “Opta”, 25 goditjet e lira të fundit të pesë herë tuesit të “Topit të Artë” në Kupat e Evropës nuk kanë përfunduar në gol. Një tabu e vërtetë, që CR7 është thirrur për ta prishur në angazhimet e ardhshme delikate.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ronaldo mund të kalojë Pelé e Romario

20 shënuesit më të mirë, CR7 kalon Gerd Muller