MENU
klinika

Premier League, Java 36

United rikthehet te fitorja, beson te Champions

16.07.2020 - 22:16

Manchester United ka lënë pas barazimin e fundit në shtëpi dhe është kthyer te fitorja në tranfertë 0-2 ndaj Crystal Palace, duke besuar verbërisht për një vend në Champions League në dy ndeshjet e fundit të Premier League.

United, në fakt, mban vendin e pestë në renditje me pikë të barabarta me Dhelprat, që ndodhen në vendin e katërt kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i kampionatit. Takimi i luajtu në Selhurst Park është zhbllokuar në fundin e pjesës së parë nga një gol i bukur i Rashford.

Pjesa e dytë ka filluar me një gol të vendasve, por që është anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje. Goli që i ka siguruar tri pikët United është realizuar në minutën e 78-të nga Martial, me francezin që është bërë futbollisti me më shumë gola të shënuar se çdo lojtar tjetër i Premier League në ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticonet në 2020-ën (12 gola).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN