MENU
klinika

Premier League, Java 26

Pas 4 humbjeve, Liverpool rikthehet te fitorja

28.02.2021 - 22:13

Liverpool duket se kaloi momentin kritik, teksa sonte është rikthyer te fitorja. Të Kuqtë fituan 2-0 në fushën e Sheffield United. Liverpool mbetet në vend të gjashtë, por tashmë afër skuadrave në zonën Champions.

Ndeshja është zhbllokuar në fillimin e pjesës së dytë. Ka qenë Curtis Jones që ka shënuar për ekipin e Klopp në minutën e 48-të me një goditje të saktë brenda zonës së rreptësisë. Sheffield ka menduar se topi kishte dalë jashtë gjatë aksionit, por VAR ka konfirmuar se nuk ishte kështu.

Në minutën e 64-t vjen edhe goli i sigurisë, kësaj here janë vetë vendasit që shënojnë në portën e tyre. Miqtë e administrojnë më së miri avantazhin e dy golave, duke u qetësuar disi pas krizës që kishte kapur ekipin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN