MENU
klinika

I gjeni në kuzhinë!

Për të zbardhur dhëmbët ju duhen 3 përbërës

25.04.2022 - 09:58

Të pasurit dhëmbë të bardhë si perlë mund të na bëjë padyshim më të sigurt në vetvete, por shpenzimi për shirita zbardhues të dhëmbëve ndoshta jo gjithmonë ia vlen. Këtu është një truk të lehtë dhe të lirë me tre përbërës që mund t’i zbardhë dhëmbët tuaj në mënyrë natyrale. Një profesionist shëndetësor i TikTok ka shpërndarë një truk të lehtë me tre përbërës që mund t’ju ndihmojë të zbardhni dhëmbët tuaj pa i dëmtuar me kimikate dhe pa shpenzuar para.

Cili është mjeti natyror i zbardhjes së dhëmbëve me tre përbërës?

Përdoruesi i TikTok-ut Armen Adamjan shpjegoi se ju mund t’i zbardhni dhëmbët duke përdorur vetëm tre përbërës: kivi, kastravec dhe sodë buke. Ai tha: “Kivi është i mbushur me kalcium dhe kastravecat heqin qafe çdo bakter të keq që grumbullohet në gojën tuaj, gjë që nga ana tjetër ju jep dhëmbë më të bardhë”.

Në llogarinë e tij në TikTok, ai tregon se si të bëhet përzierja për zbardhjen e dhëmbëve. “Merrni një tas, shtoni pak kivi. Shtoni pak kastravec dhe sodë. E grini”, thotë ai ndërsa e kryen edhe vetë të gjithë këtë proces. Adamjan shpjegoi se gjithçka që duhet të bëjmë është ta vendosim këtë përzierje në furçën e dhëmbëve dhe të pastrojmë dhëmbët me të, duke shtuar se ka shije si kivi.

Lidhur me këtë praktikë, mjeku stomatolog Dr Joseph Field rekomandon që ta përdorim këtë truk, por në masë të moderuar. Dentisti Dr Field tha: “Duhet të jeni të kujdesshëm që të mos e përdorni shumë shpesh pasi mund të shkaktojë gërryerjen e smaltit të dhëmbit tuaj”. Kjo për shkak se soda e bukës është gërryese, ndërsa kivi dhe kastraveci kanë acide, të cilat nëse përdoren shumë shpesh mund të shkaktojnë dëme. Eksperti sugjeron që përzierjen ta përdorim një herë në ditë deri në dhjetë ditë rresht dhe më pas ta përdorim një ose dy herë në muaj për mirëmbajtje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervistë/ Dr. Benarda Beqaraj

A dëmtohen dhëmbët tuaj nga fasetat?