MENU
klinika

Mungon vetëm zyrtarizimi

Arrihet marrëveshja/ Ylli i NBA shkon te Lakers!

16.06.2019 - 16:28

Mungon vetëm zyrtarizimi, por tashmë transferimi i shtalartit Anthony Davis nga New Orleans Pelicans te Lakers është çështje e mbyllur.

Marrëveshja do të bëhet publike më 1 korrik, kur nis merkato e NBA-së. Gjithsesi, ai që ka konfirmuar gjithçka është LeBron James, që do të ketë në skuadër një nga qendrat më të forta në botë.

“King James” e ka kërkuar me kohë Davis, por marrëveshja dështoi të realizohet në shkurt. Urime vëlla, ky është vetëm fillimi”, ka shkruar LeBron James, duke konfirmuar marrëveshjen, që rikthen skuadrën kaliforniane mes pretendenteve për titullin kampion në NBA sezonin e ardhshëm.

Në shkëmbim, te skuadra e New Orleans pritet të shkojnë Lonzo Ball, Brandon Ingram, Joshua Hart dhe 3 zgjedhje në draft.

Një çmim i lartë ky i paguar nga Lakers për 26-vjeçarin, por bëhet fjalë për një nga yjet e NBA-së

Ardhja e Davis ndryshon ndjeshëm ekuilibrat në Konferencën e Perëndimit, duke parë edhe problemet me dëmtimet që ka skuadra e Golden State. Gjithsesi, te Lakers mund të vijnë edhe të tjerë yje, si Kyrie Irving apo Kemba Walker. Gjithsesi, këto emra janë thjesht hamendësime, por brenda pak orësh bastexhinjtë në Las Vegas ndryshuan kuotat.

Favorit nuk është me Milwaukee i Antetokounmpo porLakers e dyshes LeBron-Davis.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lakers e New York destinacionet e mundshme

Ylli i NBA konfirmon divorcin me klubin!

Dëmtimi i Durant 'zbeh' suksesin

Warriors rihap sfidën ndaj Torontos!

Kanadezët 'prekin' titullin

Raptors 1 fitore larg suksesit!