MENU
klinika

Formula 1

Dy garat mes qytetit vihen në dyshim

16.01.2021 - 19:03

Gara e katërt dhe e pestë e sezonit të Formula 1 janë vënë në dyshime. Pas shtyrjes së garës së Australisë dhe asaj të Kinës, dy garat që zhvillohen mes qyteteve, Montecarlo dhe Baku, mund të mos zhvillohen sipas programit, në fund të majit dhe fillim të qershorit.

Me zhvillimin e pandemisë dhe pasigurinë e lidhur me evolucionin e saj dhe shkallën e kufizimeve, afati kohor për vendosjen e garave përkatëse vihet në dyshim.

Pikërisht për këtë arsye Australian në Albert Park të Melbourne është shtyrë për në 21 nëntorin e ardhshëm. Jo vetëm kaq, për shkak të natyrës së tyre shumë “urbane”, garat në Montecarlo dhe Baku paraqesin faktorë me rrezik të lartë nga pikëpamja e hapjes së tyre të mundshme për publikun.

E njëjta pasiguri ka të bëjë edhe me garën kanadeze më 13 qershor në qarkun “Gilles Villeneuve” në ishullin Notre-Dame. Stambolli, Nuerburgring dhe madje edhe Mugello mund të kthehen përsëri në lojë.