Analisti Mentor Nazarko ka qenë i ftuar pak më parë në rubrikën “Opinion” në News24, ku ka folur rreth zgjedhjes së kabinetit të ri qeveritar “Rama 2”.
Gjatë fjalës së tij, Nazarko vuri theksin në faktin që këtë herë kryeministri Rama nuk ka surprizuar me emrat e zgjedhur si ministra edhe pse ka qenë shumë diskret rreth bërjes së ditur të tyre.
“Rama donte që mos të kishte rrjedhje informacioni për emrat e ministrave. Pasi u bë publike përbërja e saj ishte pikërisht fakti se kishte në dorë që ta bënte qeverinë si të donte.
Ai nuk bëri ndonjë çudi të madhe, afirmim të figurave të reja, apo prurje të fuqishme jashtëpartiake. Në moment që se bëri dje, s’ka për ta bërë më. ‘Rama 2’ nuk ishte më shumë se ‘Rama 1’.
Nuk mund të thuhet se kjo qeveri duhet etiketuar si qeveri e vazhdimësisë. Por momenti i parë që është momenti i racionalizimit, grupit në pakt, është një moment për t’u vlerësuar.
Do duhet të përkthehet në administratë më të vogël, në fonde më të vogla. Momenti i dytë për t’u vlerësuar kemi një qasje të re, kemi një menaxher. Peleshi ka treguar aftësitë manaxheriale.
Siç ishte dhe rasti i bashkisë së Korçës. Ai ka mbuluar në mënyrë të padukshme, jo bërtitëse disa çështje. Si Rilindja Urbane, apo kompensimi i pronave. Nuk është një figurë propagandistike. Ka arritur pritshmëri në qarkun e vet gjatë zgjedhjeve”, tha Nazarko.
Teksa u pyet lidhur me faktin se pse Elgantina Gjermeni nuk u përfshi në qeverinë e re, Mentor Nazarko pohoi se ka qenë Rama që që vendosi gjithçka, ndërsa ish-ministrja nuk ka pasur zë të fuqishëm për të pretenduar.
“Edhe unë kam vlerësim të lartë për zonjën Gjermeni. Një figurë e papërfolur, me backgraund akademik. Nuk ka pasur zë të fuqishëm për të pretenduar, Rama ka vendisur gjithçka.
Ajo ndoshta është penalizuar për shkak të rikompozimit të qeverisë. Rama besoj se e ka në vëmendje rolin e saj, por nuk e di se çfarë forme do të kenë agjencitë kur të zhvillohen”, tha analisti.
Mes të tjerash Nazarko u ndal edhe tek emra konkret të ‘skuadrës’ së re të Ramës, duke përmendur kështu ministrin e ri të Brendshëm, Fatmir Xhafajn si dhe Majkon. Nazarko vlerësoi vendimin e Ramës lidhur me këto dy emra, ndërsa pohoi se Xhafaj ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, ndërsa Majko do bashkëpunojë me ekipet e organizatave në Diasporë.
“Duhet të vlerësoj rikonfirmimin e Xhafajt, pasi ka mbështetjen edhe të ndërkombëtareve. Emërimi i Majkos është një vendim i drejtë. Nuk e di si e kanë menduar përshkrimin e punës në këtë ministri pa portofol.
Rama do t’i japë një lloj fuqie, të ndikohet edhe elektoralisht ndaj diasporës, që furnizon familjet shqiptare me para. Majko do duhet që me një ekip ekspertësh, duke përfshirë edhe organizatat jashtë në diasporë, ata duhet të jenë kontributor. Shpresoj që të bëhet diçka, që Majko dhe Rama të luaj të përfshijë edhe kontributin e tyre”, theksoi ai.