MENU
klinika

Konica.al

Video/ Shpëtim Nazarko debat me Kokëdhimën: Ti ke qenë në të gjitha kastat

06.03.2018 - 15:18

Debat/ Debate të ashpra janë shkaktuar gjatë mbrëmjes së djeshme në emisionin “Studio e Hapur” në “News24”. Në një lidhje telefonike për emisionin, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, aktualisht kreu i Lëvizjes “Zgjidhja”, hodhi akuza se emisioni ishte sponsorizuar nga kasta.

Kaq ka mjaftuar që të shpërthejnë akuzat dhe debati të nxehet, e i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i analistit e njëkohësisht drejtorit të “Konica.al”, Shpëtim Nazarko.

DEBATI

Kokëdhima: Më duket se ky debat është i sponsorizuar nga kasta aktuale politike.

Nazarko: Ti Koço ke eksperiencë për të gjetur diversantë. S’ta kemi ngenë tani.

Kokëdhima: Mos më ndërprisni ju lutem.

Nazarko: Po ç’të ndërpres, po ik o Koço se nuk është histori diversantësh kjo. Tërë jetën ke qenë në kastë dhe më thua mua; të ka sponsorizuar kasta. Ç’të dëgjoj.

Kokëdhima: Po më dëgjo tani.

Nazarko: E ke pafillon në vend mo, i ke trutë në vend? Por*** me rigon.

Kokëdhima: Unë besoj që emisioni ka moderator tjetër.

Nazarko: Nëse moderatori dëgjon përrallat e tua, unë nuk i vij më kurrë.

Vasili: Të lutem Kokëdhima, unë e pranova kërkesën tuaj të vini në emision, por nëse sulmoni panelin, është e pamundur t’iu dëgjoj.

Kokëdhima: Të dëgjosh, është më elementarja.

Eni Vasili: Ju e sulmuat panelin, nuk mund të rrinë pa u përgjigjur ata.

Nazarko: Po ç’të dëgjojmë ne tani.

Vasili: Nëse sulmoni panelin, do e keni të vështirë të dëgjoheni.

Kokëdhima: Paneli duhet të heshtë kur flas unë.

Çani: O Koço, për kë e ke kur thua jeni të sponsorizuar nga kasta?

Kokëdhima: Më dëgjo ti mua njëherë.

Çani: Më thuaj për kë e kishe vlla?

Kokëdhima: Lubonja tha se shqiptarët në Shqipëri nuk kanë pluralizëm mendimi…

Vasili: Pse sipas jush, ne jemi të sponsorizuar nga kasta.

Çani: Çfarë donte të thoshte më këtë?

Vasili: Po të na e thotë pra.

Kokëdhima: Është turp për ju që të krahasoni Beppe Grillon me Edi Ramën. Ky është turp për ju.

Nazarko: Ti e ke pasur mik.

Kokëdhima: Kur jeni me mua në tavolinë, u jap përgjigje të gjithëve.

Nazarko: Po ti e kishe mik Edi Ramën deri dje.

Kokëdhima: Mik e ke ti. Unë e kisha mik kur ai ishte pa pushtet, kur donte të bëhej drejtues i Shqipërisë.

Nazarko: Unë e kam mik, nuk e mohoj. Po pse mo, me këtë punë merrem unë, sa herë prishesh ti me Ramën?

Kokëdhima: Ti nuk je inteligjent, ti je mediokër, prandaj dëgjo.

Nazarko: Po ashtu mund të them edhe unë për ty që je mediokër.

Ndiqni videon e plotë: