MENU
klinika

Rënie e kredive të këqija

Sistemi bankar, 15 për qind më pak fitime se një vit më parë

06.07.2018 - 20:53

Rezultati financiar i sistemit bankar shqiptar u rrit më tej gjatë muajit maj. Sipas të dhënave të paaudituara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, rezultati financiar i pesëmujorit të parë të vitit është pozitiv, në vlerën e 7.6 miliard lekëve. Rezultati financiar është rritur me rreth 1.5 miliard lekë gjatë muajit maj, megjithatë është ndjeshëm më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për pesëmujorin e parë të vitit të kaluar fitimi i sistemit ka qenë 8.9 miliard lekë. Megjithatë, vitin e kaluar rezultati u ndikua shumë nga rënia e provigjioneve për kreditë me probleme dhe pjesërisht edhe nga rimarrja e tyre. Këtë vit kreditë me probleme paraqiten më të stabilizuara dhe efekti i provigjioneve në rezultatin financiar gjithashtu. Statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se raporti i kredive me probleme në fund të majit ra në 13.3%, ndërsa në gjithë pjesën e parë të këtij viti ka qëndruar pranë këtyre niveleve.

Të ardhurat nga interesat gjatë këtij viti janë në nivele të përafërta krahasuar me vitin e kaluar. Sidoqoftë, fakt ngelet se fitimet e sistemit ngelen të përqendruara sidomos tek një numër i vogël bankash me pjesë të lartë tregu. Për pjesën më të madhe të bankave fitimet janë në vlera mjaft të kufizuara.

Burimi: Scan