MENU
klinika

9 herë kampioni I botës

22 vite më parë nisi shkëlqimin ikona e Moto GP

19.08.2018 - 12:13

Sot është një veteran i Moto GP dhe pak herë e shohim protagonist, ndikuar shumë edhe nga motori që përdor, por 22 vite më parë Valentino Rossi ishte një adoleshent i uritur për sukses.

Atëherë 17 vjeç, më 22 gusht të vitit 1996, në pistën e Brno, në Republikën Çeke, korte suksesin e tij të parë në garat e motoçiklizmit. Rossi, që ende edhe sot vazhdon të jetë në pistat e këtij sporti, mbetet një ikonë e Moto GP, për të mos një mit.

Më 18 gusht të 22 viteve më parë, Valentino garonte me motorin Aprilia në kategorinë 125 cc dhe ishte ende djali i Graziano Rossit, një ish-piloti garash.

Por, nga ajo ditë, Valentino Rossi krijoi personalitetin e tij, nisi të ndërtonte karrierën e tij, atë të një kampioni në garat e motoçiklizmit, duke fituar deri më tani 9 titujt kampionë bote në total në kategoritë 125 cc, 250 cc, 500 cc dhe sot Moto GP.

Triumfi i 22 viteve më parë ishte vetëm suksesi i parë nga 115 fitore që piloti italian do të korrte në karrierën e tij, e cila vijon ende, ndaj Rossi mund të arrijë të tjera suksese.

Valentino Rossi ka ende edhe 2 vite kontratë më Yamaha në Moto GP dhe është në kërkim të titullit të dhjetë, ndërkohë që ka edhe një markë të tijën VR46, e cila po nis të prodhojë pilotë të rinj, që kanë se çfarë të mësojnë nga një ikonë e legjendë si piloti italian.

Sot, 39 vjeç, ai ka disa rrudha më shumë në fytyrë, por ka edhe një famë të padiskutueshme, që asnjë pilot tjetër nuk do të arrijë ta ketë në të ardhmen. Në fund të fundit, Moto GP është vetë Valentino Rossi, pa të ky sport merr fund.