MENU
klinika

Patologjitë stinore

60 pacientë në ditë në spitalin e Shkodrës

22.08.2018 - 15:42

Stina e verës sjell një rritje të fluksit të punës për bluzat e bardha. Aksidentet e shumta, komplikacionet shëndetsore për shkak të temperaturave të larta si dhe helmimet nga ushqimet janë disa prej shkaqeve që shtojnë numrin e pacientëve në urgjencë. Në spitalin rajonal të Shkodrës, më i madhi në veri, çdo ditë paraqiten rreth 60 persona që kanë nevojë për asistencë mjeksore. Megjithatë, ditët e fundit ky numër duket se ka pësuar rënie. Këtë e konfirmon për Konica.al edhe shefi i repartit të urgjencës, Alban Haxhi.

Aktualisht bëhet fjalë për rreth 60 persona në ditë që kërkojne ndihmën tonë. Rastet janë nga më të ndryshmet. Kryesisht helmime nga ushqimet, aksidente automobilistike, por edhe pickime nga gjarpërinjtë apo akrepat. Apeli im, shkon fillimisht për moshat e treta që të shmangin daljet pas orës 12:00 pasi temperatura e lartë nuk është e këshillueshme, si dhe për të aksidentuarit këshilla ime është të mos lëvizen nga vendi, por të lajmërohet menjëherë spitali

Situata paraqitet e qendrueshme në qendrat shëndetësore në zonat turistike. Në plazhin e Velipojës, raportohen rreth 30 persona në ditë me simptoma kryesisht të helmimit nga ushqimi. Në qendrën shëndetsore në Theth, mësohet se kanë qenë të shumta rastet me dëmtime gjymtyrësh gjate alpinizmit. Dëmtimi më i rëndë i regjistruar deri më tani është ai i turistes polake, e cila më u rrëzua 6 gusht duke pësuar demtime në trup, por ajo u transportua me helikopter për trajtim të specializuar në QSUT.