Në Shkodër të gjithë e njohin Anton Shkozën sepse po të mos ishte për të, Shkodra nuk do të kishte sportin e xhudës dhe as të ishte kampione absolute në këtë disiplinë. Por ashtu sikurse Xhudoja i ndryshoi jetën qytetit të Shkodrës duke nisur që nga viti 1993 kur i riu nga Vau i Dejës nisi ta praktikonte për të parën herë, ashtu i ndryshoi totalisht jetën edhe vetë Antonit.
Prej 19 vitesh sportisti qëndron në karrocën e invalidi për shkak të një dëmtimi që ai pësoi në kolonën vertebrore gjatë Lojërave Olimpike të Australisë në vitin 1999. Megjithatë ai e konsideron xhudon si një ndryshim pozitiv në jetën e tij. “Me të vërtete kam 19 vite në karrocë por falë xhudos kam 3 fëmijë kampion. Çdo ditë në palestrën time në Shkodër dhe Vaun e Dejës stërvis rreth 100 të rinj, të cilet i dua si fëmijet e mi. Kjo është fitorja ime pra” – tregon me krenari 52 vjeçari.
Anton Shkoza u lind më 1 korrik 1966 në fshatin Qyrsaq të Vaut të Dejës. Arsimin fillor dhe 8 vjeçar e kreu në vendlindje, teksa në vitet 1981-1982, vijoi shkollën e ulët të ndërtimit, për të vijuar në vitet e mëvonshme studimet për shkollën e mesme të ndërtimit dhe elektromekanike. Fillimet e vitit 1990 e gjejnë pjesëmarrës në aktivitete antikomuniste, pjesëmarrës në hapjen e kishës katolike fillimisht në Shkodër e më pas në vendlindjen e tij. Pozicioime të tilla në dhjetor të vitit 1990 ishin ende të parakohshme për sistemin në të cilin ndodhej ende Shqipëria, ndaj dhe Antoni vendosi të arratisej në Greqi në 14 dhjetor në mënyrë që t’i shpëtonte arrestimit.
Një vit më pas, sportisti kthehet në Shkodër dhe angazhohet vullnetarisht në krijimin e bërthamave të para të xhudos. Antoni, hapi Palestren e Pare te Judo-s ne Shqiperi me 1993 ne Vau- Dejes duke ndertuar ekipet e Vllaznise e Vau- Dejes si dhe kontribuoi me promovimin e Judo- s dhe Elementet e Mbrojtjes per sa kohë qëndroi në forcat speciale në Tiranë dhe në shërbimet e policisë në Puke e Shkodër. Në 1994-ën së bashku me bashkëpunëtoret; Labo Çapo dhe Dashamir Xhixha organizuan kampionatin e parë kombëtar në nivel shoqate të Xhudos në Vaun e Dejës.
Ndërkohë ne nivel personal, ai fitoi medalje të arta në Ballkaniada dhe në kampionatet e zhvilluar në Itali, Gjermani, Francë, Kroaci dhe Kine. Por gjërat e mira nuk zgjasin gjatë ndaj dhe kur Antoni ishte në kulmin e karrierës së tij sportive një incident i rëndë e dëmton atë duke e paralizuar për gjithë jetën.
Prej 19 vitesh, Antoni nuk është dekurajuar por përkundrazi, në dhembje ka gjetur forcën duke iu përkushtuar edhe më shumë pasionit të tij: Xhudos, pavarësisht kushteve fizike. Ai së bashku me djemtë e tij, Luigjin dhe Xhovanin si dhe vajzën Aurora stërvisin qindra të rinj shkodranë dhe ato nga Vau – Dejesi. Veç medaljeve dhe trofeve, sot një rrugë në vendlidnje mban edhe emrin e tij që prej vitit 2009 në shenjë mirënjohje për atë çka ai bëri për të rinjtë shkodranë.