MENU
klinika

Almanak

Çfarë ka ndodhur më 24 gusht?

24.08.2018 - 08:23

79 – Pas shekujsh në gjendje pasive, mali Vezuv shpërtheu në jug të Italisë, duke shkatërruar qytetet romake të Pompeit dhe Herkulaniumit dhe duke vrarë mijëra vetë. Qytetet e mbuluara nga një shtresë e trashë materialesh vullkanike dhe balte nuk u rindërtuan kurrë dhe u harruan në shekuj. Në shekullin e 18-të, Pompei dhe Herkulaniumi u rizbuluan dhe u eksploruan, duke sjellë të dhëna arkeologjike të pashembullta të jetës së një qytetërimi të lashtë, një dëshmi befasuese e një shkatërrimi të papritur.

Sot, mali Vezuv është vullkani i vetëm aktiv në kontinentin Europian. Shpërthimi i tij i fundit ndodhi në vitin 1944 dhe shpërthimi më i madh është ai i vitit 1631. Një tjetër shpërthim pritet në të ardhmen e afërme, i cili do të ishte shkatërrues për 700.000 banorët e “zonës së vdekjes” përreth Vezufit.

1690 – Themelohet qyteti Kalkuta, Indi.

1814– Trupat britanike dogjën rezidencën e presidentit amerikan, e cila akoma nuk njihej me emrin Shtëpia e Bardhë. Ata dogjën gjithashtu edhe Kapitolin, si dhe shumë ndërtesa të tjera qeveritare në Washington.

Pushtimi dhe djegia e kryeqytetit përfaqësonte humbjen më serioze që pësuan Shtetet e Bashkuara në luftën e vitit 1812 me Anglinë. Këto zhvillime ishin rezultat i konflikteve lidhur me lirinë e ujërave detare. Britanikët ishin në luftë me francezët dhe po u prisnin rrugën anijeve tregtare amerikane, të cilat mendohej se dërgonin mallra në Francë.

Kur anijet e Marinës Mbretërore ndalonin anije amerikane, nganjëherë ata i detyronin anëtarët e ekuipazhit amerikan të bashkoheshin me Marinën Britanike. Kishte raste kur sekuestrohej ngarkesa e anijes, megjithëse mund të mos ishte nisur për në Francë.

Qeveria amerikane tha se akte të tilla përbënin shkelje të lirisë së përdorimit të ujërave detare dhe u angazhua në luftë për të mbrojtur anijet tregtare amerikane si dhe lirinë e lëvizjes së anijeve amerikane në rrugët detare. Lufta e vitit 1812 zgjati deri në nënshkrimin e një traktati për paqe në dhjetor të vitit 1814, i cili u ratifikua nga Senati Amerikan në shkurt të vitit 1815. Sipas kushteve të traktatit, secila palë do të tërhiqej nga territoret e pushtuara dhe çdo gjë do të kthehej pak a shumë në gjendjen e para luftës. Pas përfundimit të luftës ndërmjet Britanisë dhe Francës, mosmarrëveshjet që kishin çuar në shpërthimin e luftës së vitit 1812, u fashitën.

1899- Një prej figurave letrare më unike të shekullit 20, Jorge Luis Borges, u lind në Argjentinë, në 24 gusht 1899. Si një mjeshtër i tregimeve të shkurtër, Borgesi shkroi për botën kriminale të Argjentinës dhe krijoi botë që rroknin magjepsjen e tij pas konceptit të pafundshmërisë. Poemat e tij përkujtojnë kulturën unike dhe traditat e kryeqytetit, Buenos Aires, ku ai jetoi deri ditën që vdiq, në 1986.

Si një prej shkrimtarëve më të mirë të Amerikës Latine, shumëkush mendon se është padrejtësi që ai nuk mori Çmimin Nobel për letërsinë. “Ndihem pakëz i turpëruar që marr Nobelin, sidomos duke patur parasysh që Borgesi nuk e mori asnjëherë”, tha shkrimtari peruan Mario Vargas Llosa pasi e fitoi çmimin në 2010.

1932– Amelia Earhart u bë e para grua që përshkonte me aeroplan hapësirën ajrore mbi territorin kontinental të Shteteve të Bashkuara në një udhëtim pa ndalesa.

Fluturimi prej 4 mijë e 300 kilometrash, nga Los Angeles i Kalifornisë për në Newark të shtetit New Jersey zgjati 20 orë. Zonja Earhart e bëri udhëtimin e saj në një aeroplan me dy motorë, që ishte ndërtuar në përputhje me kërkesat e saj specifike. Kjo nuk ishte as hera e parë, as e fundit që zonja Earhart vendoste një rekord në fushën e aviacionit.

Ajo ishte gruaja e parë që, si udhëtare, përshkonte hapësirën ajrore mbi Oqeanin Atlantik si dhe gruaja e parë që fluturoi vetëm nga Ishujt e Havait për në territorin kontinental të Shteteve të Bashkuara. Ajo ishte gjithashtu gruaja e parë që fluturonte e vetme mbi Oqeanin Atlantik dhe nga Kontinenti Amerikan për në Havai.

1912 – Alaska bëhet territor i Shteteve të Bashkuara.

1960 – Temperatura zbret në −88 °C në Vostok, Antarctica — rekord botërorë i temperaturës më të ulët.

1981 – Mark David Chapman dënohet me 20 vite heqje lirie për vrasjen e këngëtarit John Lennon.

1991 – Ukraina shpall pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB