MENU
klinika

Almanak

Çfarë ka ndodhur më 29 gusht?

29.08.2018 - 08:22

1915 – Lindi Ingrid Bergman (vdiq po në datën 28 gusht, 1982) Kur e ftoi Hollywoodi, ajo ishte një yll në Suedi. Në SHBA Ingrid Bergman hyri në historinë e kinemasë. Të paharruara mbeten rolet e saj si në filmin “Casablanca”.

E habitshme është, që ajo edhe në epokën digjitale, kur yjet e Hollywoodit qysh në moshën njëzet vjeçare në seri u nënshtrohen operacioneve të kirurgjisë kozmetike, ajo e ruan magjinë saj.

Ajo mahniste botën e kinematografisë me natyrshmërinë e saj, këtu në fotografi më 1958 përkrah producentit suedez Lars Schmidt

Ndoshta ky mrekullim, i konservuar për dekada në zemrat e spektatorëve të kinemasë, bazohet edhe në faktin që Ingrid Bergman kishte diçka unikale, diçka të pashpjegueshme. Ndryshe nga shumë yje të tjera femra të Hollywood-it Bergman ishte e shumëanshme: ajo ishte suedeze, fëmijë e një nëne gjermane, e cila vdiq kur Ingrid ishte tre vjeç. Ajo u bë një yll në kinematografinë e hershme suedeze dhe i rrëmbeu zemrat e spektatorëve të teatrit edhe me interpetimet në pjesët e Ibsenit e Strindbergut.

Më 1938 ajo shkoi në Hollywood dhe u bë shumë shpejt e preferuara absolute e publikut duke luajtur krah herojve të filmit si Humphrey Bogart dhe Gary Grant, Spencer Tracy dhe Gary Cooper. Dialogu i saj i flaktë me Bogart në filmin klasik “Casablanca”, vështrimi i saj i trishtë dhe i përvuajtur në fund të filmit – e gjitha kjo jo vetëm që hyri në historinë e kinematografisë e të filmit, por imazhi i Bergman mori përmasat e një ikone. Puthja në film mes Bergman dhe Bogart u bë ndër më të njohurat e shekullit të 20-të.

1958- Lind Michael Jackson. Para moshës 6-vjeçare ai iu bashkua vëllezërve të tij në grupin “Xhekson 5”. Majkëlli ishte këngëtari dhe vallëzuesi më i mirë i grupit.

Në moshën 22 vjeçare, ai nuk u bë vetëm këngëtari më i admiruar në botë, por edhe një nga njerëzit me famën më të madhe në glob.

Xhekson thuhet të ketë arritur famën e njëjtë me ata që njihen të kenë bërë revolucion në industrinë e muzikës – Elvis Presley dhe “Beatles”. Por, ai ka qenë i pari këngëtar me ngjyrë që ka frymëzuar një masë të madhe të njerëzve në mbarë botën.

1968– Hubert Humphrey pranoi emërimin e Partisë Demokrate si kandidat për president. “Sonte i them këtij Kuvendi të madh dhe popullit tonë të madh se jam i gatshëm të drejtoj fatet e këtij vendi, deklaroi Humphrey.” Në vitin 1968 Partia Demokrate ishte e përçarë thellë ndërmjet përkrahësve të zotit Humphrey, që në atë kohë ishte nënpresident dhe atyre kandidatëve që kundërshtonin luftën në Vietnam, si senatori Eugene McCarthy dhe senatori që u vra më vonë, Robert Kennedy. Disa delegatë në Kuvendin e Çikagos, si edhe disa demonstrues jashtë sallës së Kuvendit, e shihnin zotin Humphrey si simbol dhe mbështetës të politikës së ndjekur ndaj Vietnamit nga presidenti Lindon Johnson, të cilit i përfundonte mandati. Protestuesit u përleshën me policinë e Çikagos dhe secila palë akuzonte tjetrën si shkaktare të dhunës. Disa historianë thonë se pas përçarjeve dhe dhunës në Kuvendin e Çikagos, Partia Demokrate nuk mundi ta marrë veten në kohë për zgjedhjet e nëntorit, të cilat Hubert Humphrey i humbi me një diferencë të vogël ndaj kandidatit republikan, Riçard Nikson.

1949- Në një test në Semipalatinsk në Kazakistan, Bashkimi Sovjetik shpërtheu me sukses bombën e saj atomike të quajtur “First Lightning” (“Vetëtima e Parë”). Për të matur efektet e shpërthimit, shkencëtarët sovjetik ndërtuan ndërtesa, ura, dhe struktura të tjera qytetërimi në afërsi të bombës. Ato gjithashtu vunë kafshë në kafaze që të testonin efektet e rrezatimit nuklear tek gjitarët. Shpërthimi atomik, i cili ishte 20 kiloton, afërsisht i barabartë me “Trinity”, shpërthimin e parë atomik amerikan, shkatërroi strukturat dhe shkrumboi kafshët.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB