MENU
klinika

53% favorizues

Çfarë mendojnë njerëzit për NATO-n?

04.08.2018 - 09:00

Përfaqësuesit nga 29 vendet që formojnë Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) do të mblidhen për një samit këtë muaj në Bruksel. Takimi zhvillohet mes tensioneve në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj të NATO-s. Temat që mund të adresohen përfshijnë marrëdhëniet me Rusinë, operacionet e përbashkëta ushtarake dhe shpenzimet e vendeve anëtare për mbrojtjen kolektive.

Këtu janë pesë fakte se si aleanca shihet në SHBA dhe jashtë saj:

FAKTI NR. 1: NATO është parë pozitivisht nga njerëzit në Shtetet e Bashkuara dhe në shumë prej vendeve anëtare. Rreth gjashtë në dhjetë amerikanë (62%) kishin një opinion të favorshëm ndaj NATO-s në një sondazh të Qendrës Kërkimore të Pew 2017 të zhvilluar në SHBA dhe 11 vende të tjera anëtare. Vullneti i mirë i SHBA-së ndaj aleancës ishte dukshëm më i lartë se në vitin 2016, kur 53% kishin një pikëpamje të favorshme.

Në të 12 vendet anëtare të NATO-s të përfshira në anketën e vitit 2017, një mesatare prej 61% e miraton aleancën, duke përfshirë shumicën e të anketuarve në çdo vend, përveç Spanjës, Greqisë dhe Turqisë. Në Holandë dhe Poloni, rreth tetë në dhjetë (79%) thanë se kanë një pikëpamje pozitive ndaj NATO-s. Pikëpamjet e favorshme ndaj NATO-s u rritën në shumë prej këtyre vendeve evropiane midis viteve 2016 dhe 2017.

FAKTI NR.2: Evropianët në përgjithësi presin që Shtetet e Bashkuara të përdorin forcën ushtarake për të mbrojtur një aleat të NATO-s nga një sulm rus, por ata janë më pak përkrahës për përdorimin e forcave të tyre të armatosura nën të njëjtat rrethana. Një nga parimet qendrore të traktatit themelues të NATO-s është Neni 5, i cili i detyron vendet anëtare të mbrojnë njëri-tjetrin kundër një sulmi.

Vëzhgimi i Qendrës së vitit 2017 zbuloi se njerëzit në shumë vende të NATO-s besojnë se SHBA-ja do të vinte në ndihmë një anëtari tjetër të aleancës nëse ai aleat do të ishte i përfshirë në një konflikt serioz ushtarak me Rusinë. Kur iu kërkua e njëjta gjë për mbrojtjen e një aleati nga vendi i tyre, megjithatë, njerëzit në këto vende ishin në përgjithësi më pak mbështetës ndaj ndërhyrjes ushtarake.

Në shtatë nga 10 vendet evropiane ku u pyetën për mbrojtjen ushtarake të një aleati të NATO-s, më shumë të anketuar thanë se SHBA-ja do të përdorte forcën për të mbrojtur një aleat të NATO-s sesa thanë se vendi i tyre duhet të përdorë forcën ushtarake nën të njëjtat rrethana. Në Greqi, për shembull, 62% thanë se SHBA-ja do të përdorë forcën ushtarake për të mbrojtur një aleat të NATO-s nga një sulm hipotetik nga Rusia, por vetëm 25% thanë se ushtria greke duhet të vinte në mbrojtjen e aleatit në të njëjtën situatë. Vetëm në Hungari, Holandë dhe Poloni të njëjtët njerëz thanë se ushtria e vendit të tyre duhet të ndërhyjë kundër një sulmi të mundshëm nga Rusia dhe tha se ushtria amerikane do të bënte të njëjtën gjë.

FAKTI NR.3: Shumë pak vende anëtare të NATO-s përmbushin rekomandimet e aleancës për shpenzimet e mbrojtjes. Në 2017, shpenzimet totale të mbrojtjes nga 28 prej 29 vendesh anëtare të NATO-s tejkaluan 900 miliard dollarë, sipas aleancës. (Islanda është një vend anëtar, por nuk ka ushtri në gatishmëri).

NATO rekomandon që vendet anëtare të angazhojnë 2% të prodhimit të brendshëm bruto në shpenzimet e mbrojtjes. Megjithatë, vetëm katër nga 28 vendet anëtare përmbushin këtë prag. Shtetet e Bashkuara i kushtojnë pjesën më të madhe të PBB-së shpenzimeve të mbrojtjes (3.57%), pasuar nga Greqia (2.36%), Britania e Madhe (2.12%) dhe Estonia (2.08%). Në anën tjetër të spektrit, Sllovenia, Spanja, Belgjika dhe Luksemburgu i kushtojnë më pak se 1% të PBB-së së tyre mbrojtjes.

FAKTI NR. 4: Shumë amerikanë thanë se NATO bën shumë pak për të zgjidhur problemet globale. Në një studim të Qendrës Kërkimore të Pew në tetor 2017, gati gjysma e amerikanëve (48%) thanë se NATO nuk bën mjaftueshëm për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve botërore. Rreth një e treta (31%) thanë se NATO ka bërë mjaftueshëm, ndërsa vetëm 5% thanë se aleanca bën shumë për të zgjidhur problemet e botës.

Ndër ata që thanë se mendojnë që NATO-ja ka bërë sa duhet, demokratët (36%) dhe të pavarurit (32%) kanë më shumë gjasa të miratojnë status quo-n sesa republikanët (22%).

FAKTI NR. 5: Në SHBA, pikëpamjet e NATO-s kanë ndryshuar në mesin e demokratëve, por në përgjithësi mbeten të qëndrueshme ndërmjet republikanëve. Pothuajse tetë në dhjetë (78%) e mbështesin NATO-n në anketën e vitit 2017 – një rritje prej 20 pikësh nga 58% të cilët e mbështetën në vitin 2016. Opinionet e demokratëve të aleancës përgjithësisht kanë mbetur të njëjta në vitet e mëparshme. Në të kundërt, vetëm 47% e republikanëve ndiheshin njëjtë në 2017 – ndryshuar pak nga vitet e mëparshme. Përafërsisht gjashtë në dhjetë të pavarur (59%) e kanë mbështetur që nga viti i kaluar.

Burimi: World Economic Forum