MENU
klinika

Duhet ta mësoni patjetër!

Çfarë ndodh nëse keni dhimbje në gjoks?

29.08.2018 - 19:51

Tipi më i zakonshëm i dhimbjes së gjoksit e shkaktuar nga zemra është një discomfort që njihet me emrin angina pectoris.

Kjo tip dhimbjeje, e lidhur me iskemine, shkaktohet kur muskuli i zemrës nuk merr sasinë e nevojshme të gjakut të oksigjenuar nga arteriet koronare.

Ndonjëherë njihet thjesht si “angina,” dhe shpesh nuk referohet si dhimbje, por më tepër si një gjendje diskomforti.

Mundet të shtohet me aktivitetin fizik dhe të zhduket nga gjendja e qetësisë, ose në disa raste mund të jetë edhe e paparashikueshme, duke përsistuar dhimbja edhe në gjendje qetësie, bile dhe gjatë qëndrimit shtrirë.

Pavarësisht nga forma me të cilën paraqitet, angina është një mekanizëm i rëndësishëm paralajmërues. Trupi juaj është duke sinjalizuar që duhet të jeni më të qetë ose më të kujdesshëm pasi një atak kardiak mund të ndodhë.

Ekzistojnë një seri simptomash klasike të cilat shoqërohen me anginën që janë:

  1. Ndjenjë presioni ose rëndese ose shtrëngesë në gjoks;
  2. Një ndjenjë djegje, ose shtypje në pjesën e përparme të gjoksit;
  3. Një ndjenjë sikur dikush ka vendosur një peshë të rëndë mbi gjoksin tuaj duke ju bërë të ndjeheni sikur po ju merr frymën;
  4. Një dhimbje e mprehtë si një goditje me thikë e cila normalisht lokalizohet në pjesën e majtë të sternumit apo kockës së përparme të kraharorit.
  5. Një ndjenjë diskomforti e cila rrezatohet prapa kraharorit ose në qafë, si dhe mund të shkojë deri në nofullat e pacientit apo në dhëmbë, ose mund të transmetohet në krahun e majtë kryesisht, por edhe në krahun e djathtë në disa raste më të rralla.

Në disa pacientë, angina mund të prezantohet si një dhimbje apo discomfort në pjesën e sipërme të barkut duke u shoqëruar edhe me ndjenjën e të vjellit apo edhe me të vjella vetë, duke imituar një problem më tepër të traktit gastro-intestinal, sikurse për shembull, sëmundje të fshikëzës së tëmthit, sëmundje të ezofagut apo ulçerën gastrike.

Angina nuk do të thotë gjithmonë dhimbje.

Ndonjëherë mund të prezantohet vetëm me vështirësi në frymëmarrje dhe në këtë rast mjekët e quajnë me emrin “angina ekuivalente.”

Në këtë rast, pacienti nuk referon dhimbje apo presion në gjoks.

Në fakt, disa pacientë mund të mos referojnë asnjë simptomë në prezencë të sëmundjes së arterieve koronare, bile ata mund të mos kenë asnjë dhimbje apo shenja të tjera të anginës sikurse i përmendëm më sipër edhe në momentin e atakut kardiak, apo gjatë infarktit të miokardit.

Kjo gjendje quhet ndryshe si një “defekt i sistemit të lajmërimit të anginës” dhe është më e zakonshme në pacientët diabetikë, veçanërisht në ata pacientë me një histori të gjatë diabeti të trajtuar me insulinë.

 

Redaktoi: M.D