MENU
klinika

Reagon MPJ në Kosovë

Dedaj nis mandatin e ambasadorit në Shkup?

25.08.2018 - 11:04

Ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës Gjergj Dedaj së shpejti do të fillojë misionin e ambasadorit në Maqedoni dhe vendimi tashmë është zyrtar.

Lajmin e bëjnë të ditur burime për “INA” pranë Ministrisë së Jashtme në Prishtinë.

“Çështja është fuqizuar dhe se së shpejti ambasadori Dedaj duhet të fillojë misionin diplomatik në Shkup”, theksuan burime diplomatike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Prishtinë.

Ndërkohë Lëvizja Turke në Maqedoni, i ka bërë kërkesë kryeministrit Zoran Zaev, që Dedajn ta refuzojë si ambasador, dhe në vend të tij të kërkojë nga Thaçi të dekretojë një tjetër person.

Debati rreth ish-zëvendësministrit të jashtëm dhe liderit liberal të Kosovës ka nisur për shkak të disa deklaratave të këtij të fundit në lidhje me Turqinë dhe Serbinë. Në një postim në “Facebook” ai kishte shkruar se Turqia dhe Serbia synojnë rikthimin e tyre strategjik në Kosovë përmes emisarëve të tyre.

Kush është Gjergj Dedaj?

Gjergj Dedaj është themelues i liberal demokracisë në Kosovë në vitin 1991 dhe aktualisht kryetar i Partisë Liberale të Kosovës. Ka qenë nënkryetar i Parlamentit të Kosovës në vitin 1998, anëtar i Këshillit Transitor të Kosovës në vitin 2000, anëtar i Komisionit Parlamentar për Integrim në BE dhe strukturat Euroatlantike në Kuvendin e Kosovës gjatë periudhës 2005-2007, deputet i Kuvendit të Kosovës përgjatë periushës 2004-2007. Është i martuar dhe baba i 5 fëmijëve. Jeton në Prishtinë.