MENU
klinika

Analizë nga The Economist

Defektet e sistemit të sotëm kapitalist…

22.08.2018 - 14:48

Tregtia e lirë prodhoi përfitime të përgjithshme, edhe pse me disa pengesa lokale. Por çfarë mund të bëhet?

Në botën e pasur ekziston perceptimi se ekonomia nuk funksionon për shumicën e njerëzve. Globalizimi ka sjellë përfitime të mëdha për botën në tërësi, por njerëzit me të ardhura mesatare në vendet e pasura duket se kanë kaluar keq këto vitet e fundit.

Papunësia e lartë prek pjesën më të madhe të Evropës. Amerika dhe Britania kanë papunësi të ulët, por kanë parë një rritje të madhe në punën e pasigurt. Rritja reale e pagave në të gjithë botën e pasur ka qenë e papërfillshme.

Por, ndërkohë që njerëzit e zakonshëm janë duke kaluar vështirësi, ata në krye po ia hedhin për mrekulli. Pabarazia në të ardhura dhe në pasuri është rritur ndjeshëm. 1% e amerikanëve zotërojnë afro dyfishin e shumës së të ardhurave që ka 50% e popullsisë së Amerikës.

Situata duket më e barabartë në Evropë, megjithëse 1%-shi ka kaluar disa dekada të mira.

Një pjesë e problemit është se njerëzit nuk ndihen sikur kanë mundësira për të bërë diçka për veten e tyre. Korporatat e mëdha, duke përfshirë gjigantët e teknologjisë, si Amazon, Google dhe Facebook, duket se po përvetësojnë të gjitha fitimet. Relativisht me madhësinë e ekonomisë, fitimet e korporatave janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

Nuk përbën çudi që shumë njerëz ndihen të tjetërsuar. Perceptimi se ekonomia nuk punon për njerëzit e zakonshëm i ka nxitur shumë prej tyre drejt çështjeve populiste, duke përfshirë Brexit, Donald Trump dhe Frontin Kombëtar në Francë. Mbështetja për kapitalizmin mes të rinjve është e ulët.
Rubrika “Tregjet e Hapura” e revistës “The Economist” sheh se çfarë ka shkuar keq me kapitalizmin në ekonomitë e përparuara – dhe, ç’është më e rëndësishmja, çfarë mund të bëhet për të; dhe fokusohet në tri tema.
E para është tregtia. Ekonomistët kanë argumentuar gjatë se tregtia e lirë i bën të gjithë më të pasur. Por kohët e fundit kjo pikëpamje është sulmuar. Trump argumenton se deficiti tregtar i Amerikës është një gjë e keqe. Të tjerë theksojnë se tregtia mund të dëmtojë njerëzit që cenohen në konkurrencë nga importet. Ekonomistët po i bëjnë vetes disa pyetje të vështira. A është tregtia e lirë gjithnjë një gjë e mirë? A duhet të kompensohen humbësit nga tregtia e lirë? Nëse po, si?
Tjetra, konkurrenca. Kapitalizmi vepron më mirë kur njerëzit dhe bizneset konkurrojnë në një fushë të njëjtë loje. Kjo inkurajon standarde të larta dhe risi. Megjithatë, ka shumë dëshmi se kapitalizmi i sotëm nuk është aq konkurrues sa ka qenë dikur. Ne shikojmë se çfarë ka ndryshuar dhe çfarë mund të bëhet në lidhje me të.
Së fundmi, konsiderojmë rolin që luan qeveria në ekonominë moderne. Në veçanti, shqyrtojmë një ide që është ekonomistët, politikanët dhe titanët e teknologjisë: një të ardhur universale bazë (AUB). Në një botë ku konkurrenca dhe automatizimi i huaj rrezikojnë të vënë në punë përgjithmonë një numër të madh të popullsisë, a është e ardhura universale bazë zgjidhja? Si do të paguajnë qeveritë për të?