MENU
klinika

Siguria Ushqimore

Durrës, çdo ditë 3-4 të helmuar nga ushqimet

16.08.2018 - 17:38

Fluksi i turistëve ka bërë që në urgjencën e qytetit bregdetar të Durrësit të rritet numri i pacientëve të diagnostikuar me helmime të lehta si pasojë e neglizhencës që tregohet në konsumimin e produkteve të pakontrolluara apo të ofruara nga shitësit ambulantë. Arben Beja, kryeinfermier pranë Shërbimit të urgjencës në Spitalin Rajonal të Durrësit, pohon se vetëm gjatë periudhës korrik-gusht flitet për një mesatare 3-4 persona në ditë.

“Padyshim që një faktor shtesë mbetet temperatura e lartë e këtyre ditëve, por në asnjë rast nuk përjashtojmë dot që problemi kryesor qëndron në moskujdesin e vetë pacientëve për produktet që konsumojnë. Mesatarisht bëhet fjalë për 3-4 raste helmimesh të lehta në ditë ” tregon për Konica.al, kryeinfermieri Beja.

Duke kontaktuar autoritetet e Drejtorisë Rajonale të AKU-së tregon për aksionin e identifikimin, kontrollimin, dënimin dhe ndalimin e veprimtarive të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që shkelin rregullat e sigurisë ushqimore. E pyetur në lidhje me shitësit ambulantë, punonjësja përgjigjet se janë bërë konstatime të shumta, por kompetencën për ndëshkimin e tyre e kanë njësitë bashkiake.

Autoriteti Kombë tar i Ushqimit bën me dije se paralelisht me aksionin duhet edhe një fushatë informuese pasi shpesh konsumatorët joshen për të blerë tek shitësi ambulantë për çmimin e lirë dhe mungesa e informimit për kushet e ruatjes së ushqimeve.