MENU
klinika

Dyndje për lejet e legalizimit

Emigrantët “pushtojnë” ALUIZNI-n

21.08.2018 - 17:34

Zyra e ALUZNI-t Elbasan edhe gjate kësaj vere po përballet me një fluks qytetarësh, shumica e të cilëve janë emigrantë me banim të përkohshëm në shtetet e Europës Perëndimor dhe jo vetëm.

Ata duke përfituar nga kohë qëndrimi në vendlindje për pushimet e verës u janë drejtuar Zyrave të Aplikimit për Leje Legalizimi pranë Zyrës së ALUIZNI-it Elbasan për marrjen sa më të shpejtë të këtij shërbimi.

Drejtori i kësaj zyre Artur Guni në një prononcim lidhur me këtë çështje bëri me dije se prej disa javësh për çdo ditë pranë kësaj zyre marrin shërbim të shpejtë të paktën 50-80 emigrantë .Sipas tij në shërbim të këtyre shtetasve si dhe personave me Aftesi Ndryshe janë vënë disa sportele që qëndrojnë për një kohë të gjatë hapur në mënyrë që të përballohet me sukses të plotë fluksi i madh i kësaj kategorie të aplikuesve. Ndërkohë që në shërbim të emigranteve në zyrën e ALUIZNI-t Elbasan janë edhe disa grupe pune terreni.

Në të shtatë bashkitë e Qarkut të Elbasanit janë bërë rreth 42 mije aplikime nga të cilat një pjesë të madhe e përbëjnë familjet e emigrantëve .Ecuria e këtij procesi për këtë kategori prej mëse një dekade ka qenë thuajse e papërfillshme edhe për faktin se banesat e tyre kanë qenë të mbyllura si edhe për shkakun se një pjesë e konsiderueshme e tyre ose e kanë neglizhuar paraqitjen për vijimin e procesit ose nuk kanë mundur dot më të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t për Lejen e Legalizimit.

Sipas Drejtorit të Degës së ALUIZNI-t Elbasan Artur Guni gjate pese muajve te fundit te këtij viti 1200 aplikuesve u është bërë gati Leja e Legalizimit dhe jenë thuajse të përfunduara të gjitha Dosjet për Leje Legalizimi të Zonave Informale të Qarkut të Elbasanit. Ndërkohë ai thekson se problem mbetet fakti që disa qindra aplikues që i kanë të Kualifikuara Dosjet për Lejen e Legalizimit nuk janë paraqitur ende për të bërë pagesën e faturës së Shërbimit për të marrë Lejen e Legalizimi. Zyra e ALUIZNI-t Elbasan përballon një punë voluminoze edhe për faktin se Qarku i Elbasanit është ndër Rajonet me numrin e madh të ndërtimeve të paligjshme gjatë periudhës së tranzicionit.