Lewis Hamilton nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e tij për motorët dhe shpesh para garave të Formula 1 dhuron spektakël duke mbërritur me një motor.
Pas garave të fundit të Botërorit të Moto GP, piloti britanik i Mercedes ka deklaruar se ka mbetur i mahnitur nga emocionet dhe rivaliteti në pistë, ndaj synon që një ditë të garojë me ta.
“Dua të garoj me ju djema”, – ka qenë komenti i pilotit britanik, duke postuar edhe një foto nga Botërori i motoçiklizmit.
Skuadra e Honda ka përfituar nga rasti për t’i dërguar një emsazh pilotit të Formula 1, duke e ftuar që të jetë në bokset e kësaj skuadre gjatë një gare, për ta ndjekur “live” çfarë ndodh aty dhe të shohë garën nga një këndvështrim ndryshe.
Por edhe fansat e Moto GP duket se mezi e presin që në pistë të shohin një kampion të Formula 1 që garon së bashku me kampionet e garave me dy rrota.