MENU
klinika

Dossier: “Majestic” në 9 dekada

Epopeja e një kinemaje

28.08.2018 - 15:36

Korça ka qenë një nga qytetet e para në Shqipëri që i hapi rrugë ekranit të madh të kinemasë përmes çeljes së kinemasë “Majestic” që do kthehej në emblemën e qytetit dhe banorëve që do të kishin përmes saj kontaktin e parë me Perëndimin, përmes filmave të shfaqur në sallën e kësaj kinemaje i takojnë nëntë dekadave më parë. E ndërtuar në vitin 1927 me kontributin e disa atdhetarëve me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kinemaja u pagëzua me emrin “Majestic” dhe ende sot e kësaj dite identifikohet si më e vjetra në historinë e zhvillimit të kinematografisë në vend.

Në një qytet ku bizneset po kalonin një krizë financiare, teksa në prag të portave do të trokiste “Depresioni i Madh i viteve ’29-‘33”, kinemaja u kthye në investim fitimprurës, pavarësisht se qyteti nuk numëronte më tepër se 20.000 banorë. “Majestic” në fillimet e viteve ‘30 shfaqte filmat më të mirë të kohës, bardhë e zi, pa zë, e deri tek filmat me ngjyra. Korçarët ishin të parët u prezantuan me plejadën e artistëve më të mëdhenj të kinematografisë botërore si Çharlie Çhaplin, Greta Garbo, Erol Flynn e shumë të tjerë.

Me një sipërfaqe prej rreth 400 m2 , kinemaja gëzonte një kapaçitet prej 300 vendesh, përfshi dhe llozhat. Një objekt unik në llojin e tij në të gjithë Shqipërinë e fillimit të dekadës së viteve’30 ndaj dhe preferohej të ishte epiqendër e çdo veprimtarie, në një qytet që nuk reshte së rendurir pas kulturës dhe të resë. Njëzet vjet pas ndërtimit, kinema “Majestic” i mbijetoi pa u dëmtuar Luftës së Dytë Botërore, për t’u shtetësuar në vitin 1947.

Majestic i vjeter
Majestic i vjeter

Kështu nga arenë e kulturës dhe sallë e projeksionit të filmave, kinemaja u shëndrruan në një sallë gjyqesh kundër armiqve të popullit. Vetëm në vitin 1952, “Majestic” rimori lavdinë e dikurshme duke iu rikthyer shfaqejs së filmave por me një emër të ri. Mbishkrimin “Morava” kjo kinema do ta mbante deri në fillim të viteve ’90-të.

Por transformimi nuk do të soste për kinemanë, e cila në fillimë të mijëvjeçarit të ri, iu rikthye pronarëve legjitimë, të cilët duke e konsideruar kinemanë si një biznes jofitimprurës, vendosën ta kthejnë në një pikë bastesh. Një vit më pas, aksionerët vendosën ta kthenin në identitet. Prej kësaj kohe nisën investimet për t’i dhënë kinemasë lavdinë e dikurshme por me një petk të ri bashkëkohor. Kinemasë iu rikthye dha emri i mëparshëm “Majestic” por me prapashtesën “Millenium”, emër që vazhdon të mbajë ende sot e kësaj dite.

Epopeja e kësaj kinemaja nuk do të përmbyllej me kaq. Dy vite pas rikonstruksionit të saj, në vitin 2003, kinemaja “Majestic Millenium” u shkatërrua plotësisht nga zjarri. Shkak u bë një shkëndije elektrike. Në këto kushte do të duhej t’i nënshtrohej një investimi të dytë që i riktheu funksionalitetin por jo suksesin. Kinemaja nuk tërhiqte shikues. Dhjetë persona në ditë nuk justifikonin shpenzimet e një salle 400 vendëshe.

Në vitin 2016 me anën e negociatave midis pronarëve të kinemasë dhe Bashkisë Korçë u bë e mundur rihapja e kinemasë pas një investimi të përbashkët nga dy partnerët. Sot kinemaja ka një kapaçitet prej 1200 vendesh me të gjitha standardet e një kinemaje moderne, që përcjell të kaluarën historike të ndërthurur me bashkëkohoren, e denjë për një simbol emblematik të qytetit të Korçës.

Përgatiti: L.S.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit