MENU
klinika

Jeta e natës e qytetit

Fundjavave takohemi në Korçë!

24.08.2018 - 16:07

Jeta e natës nuk është vetëm një atribut i Tiranës, kryeqytetit të zhurmshëm që ofron një gamë të larmishme argëtimesh në fundjavë. Në Korçë sheshi i Pazarit të vjetër shëndrrohet në skenë spektaklesh me drita dhe muzikë live të interpretuar nga artistët më të mirë shqiptarë dhe të huaj.

Të organizuar më mbështetjen e Bashkisë së qytetit në bashkëpunim me partner privatë, Korça ka mirëpritur këtë fundjavë grupin muzikor F.A.N. Band, të cilët kanë dhuruar emocione për publikun deri në orët e para të mëngjesit. Solisti dhe instrumentistët e grupit muzikor F.A.N Band dhuruan tinguj të shkëputur nga albumi i fundit i tyre si dhe interpretuan pjesë në zhanrin R&B të përzgjedhur nga muzikantët më të mirë amerikanë.

Pas tyre në mjediset e të njëjtit shesh, të shëndrruar në skenë interpretuan “Acoustic Night” nga Beldi Polena and Friends, të cilët sollën për herë të parë në Korçë meloditë qytetase të performuara me kitarë, duke bërë një retrospektivë në Korçën e serentave.

Kjo panoramë argëtuese ndodh çdo fundjavë në Pazarin e Vjetër, të shëndrruar tashmë në “Pazar të Ri” pas rehabilitimit të një prej zonave me arkitekturë tradicionale korçare. Kjo skenë gjigande pret artistë nga çdo cep i Shqipërisë dhe i botës që shëndrrojnë netët në një maratonë muzikore e cila nis në orën 21:00 dhe përfundon deri në orët e para të mëngjesit. Këto organizime janë jo vetëm motiv për të frekuentuar Korçën në fundjavë por edhe burim fitimi për të gjithë bujtinat e zonës që strehojnë vizitorë që duan të pushojnë në Korçë, jo vetëm gjatë stinës së verës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit