MENU
klinika

Nderimi i fundit i figurave të shquara të Shkodrës...

Funerale madhështorë në objektivin e Marubit

16.08.2018 - 15:25

Gjatë periudhës së Rilindjes në Shqipëri, një numër i madh njerëzish ndriçuan në thuajse çdo fushë, veçanërisht atë kulturore, por pa lënë jashtë as atë ushtarake e politike. Të tillë njerëz u njohën dhe u respektuan shumë gjatë jetës, ndërsa vepra që lanë pas është ajo me të cilën shqiptarët sot krenohen.

Kur vdiqën, për to pati nderim të lartë me ceremoni shtetërore e civile. Me mijëra njerëz mbushën rrugët e qyteteve apo bulevardet për të përcjellë drejt banesës së mbrame njerëzit që aq fort e deshën vendin e tyre.

Në Shkodër, më të moshuarit kujtojnë prej prindërve të tyre disa funerale, apo morte sikurse i thonë me fjalën e huazuar nga italishtja që “patën çue peshë tan’ Shkodren”.

Të tillë morte ishin kryesisht ato të priftërinjve katolikë tëcilët e vunë jetën në shërbim të motos “Atdhe e Fe”. Më poshtë, marrë nga “Arkivi digjital i Muzeut Marubi” po paraqesim disa foto që dëshmojnë më së miri atë çka thonë të moshuarit shkodranë.

Figura e Imzot Lazër Mjedës, Arqipeshkëv i Shkodrës nuk do të harrohet asnjëherë. Ai është autor i lutjeve e këngëve fetare më popullore në Dioqezën e Shkodrës (që përfshin edhe fshatrat përreth). Ishte vëllai i Dom Ndre Mjedës dhe sëbashku patën krijuar të mirënjohurën “Agimi”, shoqatë e cila, sipas disa dokumenteve kompromentues me ato të françeskanëve, ka hartuar alfabetin e Manastirit që përdorim edhe sot.

Vdekja e tij bëri bujë në heshtjen e lutjes, pasi erdhi pas një sëmundjeje të gjatë. Të moshuarit thonë se aq fort patën rënë kambanat atë ditë në të gjitha kishat e Dioqezës, sa asgjë tjetër nuk mund të dëgjohej.

Tjetër figurëq që u varros me nderime është dom Ndre Mjeda, poeti i familjes, luleve, shqiponjës, Shqipërsië, gjuhës sonë dhe një ndër të parët gjuhëtarë (bashkë me até Justin Rrotën dhe Kristoforidhin) dhe përkthyesi i parë i një pjese nga Fausti i Gëtes (pjesës “Mbreti i Tulës”).

Funerali i tij qe madhështor. Nuk mungoi askush, nga sfera shoqërore, politike, kulturore e fetare. Sikuse mund të shihet edhe në foton, i pranishëm ishte edhe Atë Fishta me të cilin kishte debatuar gjithnjë.

Sa për funeralin e fundit, ai ishte më i jashtëzakonshmi që Shkodra e ndoshta tërë Shqipëria ka parë. Pa asnjë ceremoni shtetërore, me vetëm një ceremoni fetare, rrugët e qendrës së qytetit të Shkodrës u bllokuan. Nga Katedralja deri te vorret e Rrmajit; nga Piaca, deri te “Dugajt e Reja”, përfshirë gjithë “G’juhadolin”.

Të gjithë, shkodranë e të ardhur, meshtarë e hoxhallarë, të shkolluar e analfabetë u mbledhën për të nderuar për të fundit herë Atë Gjergj Fishtën, autorin e eposit fishtjano – shqiptar, sikurse e quajnë fishtologët.

Ai u varros në ambientet e Kishës së Fretënve në G’juhadol, në të majtë ndonëse popullit iu tha se po varrosej në hyrje.

Kur ia behu komunizmi eshtrat e njërës prej mendjeve më të ndritura të vendit u nxorrën përdhunshëm dhe u hodhën në lumin Drin duke lënë nga shpejtësia, pa dashje, veç një grusht prej tyre që u gjetën pas biteve 90-të dhe u rivarrosën në po të njëjtin vend me kërkesën e Atë Zef Pllumit.

Andreas Dushi

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB