Dihet se lindja e qyteteve është e ngjashme me atë të femijëve. Nëse fëmija është rakitik ai i ka punet keq me vazhdimësinë e tij në jetë.
Nëse sheh dhjetë ose pesëmbëdhjetë qytete të socializmit që u krijuan nga Shkodra deri në Tiranë, kupton se pas 1990 kur u ndërrua sistemi ata duhet të ishin në pozitat që përmbante më sipër.
Po në një pozicion të tillë u gjend Memaliaj, që ishte po afër Gjirokastrës.
Miniera e gjymyrit aty afër pruri në kohën e socializmit edhe kinemanë edhe spitalin edhe kushtet e një jete , që pavarsisht kushteve të punës në minier, ishin shumë më të mira se në qytetet e tjera të Shqipërisë.
Por Gjirokastra ashtu si dhe Korça, Shkodra apo Vlora, nuk krahasohen me shembuj të qyteteve që përmendëm më siper. Ky qytet që është thuajse më nikoqiri i Shqipërisë, ka arritur të mbijetoj deri ne vitin 1990. Hoxha që i ndërroi resurset e vjetra të qytetit me disa të reja ( fabrika këpucësh, duhani, artizanate të ndryshme) dhe me një kujdes gati personal e mbajti Gjirokastrën në kufij të një varfërie, të tipit dinjitoz.
Por si është e mundur që Gjirokastra për këto 30 vjet të tranzicionit po shkon drejt një degradimi të plotë, dhe një braktisjeje nga qytetarët e vetë. Në vitet ’93- ’98 të shekullit që lam pas, duket sikur ajo mund të ishte rimëkëmbur pak për shkak të doganës që kishte afër dhe lëvizjes së mallrave të mëdha të kontrabandës që shkonin drejt Jugosllavisë që ishte në luftë, pra prej këtej nisej cigarja ,nafta etj etj. Një element tjetër që duket sikur do ta rimëkëmbte, ishte industria e hashashit që lulëzonte nën hunden e qeverisë, afër saj në Lazarat.
Përpara se të dalësh në një konkluzon të shkurtër, po shohim disa rreshta të tipit telegrafik të shkruar më poshtë…
Mbi 3000 persona janë larguar nga qarku i Gjirokastrës vetëm gjatë vitit të kaluar. Të dhënat i konfirmon përmes gjendjes civile të 7 bashkive që ka ky qark në përbërje të tij, përkatësisht: Gjirokastra, Dropulli, Libohova, Tepelena, Memaliaj, Përmet e Kelcyra.
Por fenomeni merr përmasa edhe më shqetësuese kur mësohet se me qindra banorë të tjerë janë larguar, por pa tërhequr pasaportizimin dhe të kryejnë rregjistrimet për banimin aktual. Duke mos lënë kështu një gjurmë të identifikueshme nga autoritetet vendore në lidhje me numrin e këtyre të larguarve. Por cilat janë motivet e kësaj braktisje masive?
Në të gjitha rastet shkaku i këtij largimi mbetet gjendja e ulët ekonomike, papunësia dhe mungesa e politikave ekonomike. Shumica e qytetarëve kanë emigruar jashtë kufijve ose i janë drejtuar qyteteve më të mëdha në vendin tonë, ku sigurisht kryeqyteti është preferenca e parë.
Largimi i qytetarëve po shoqërohet edhe me transferimin e një seri institucionesh apo qendrash rajonale të drejtorive të ndryshme drejt qyteteve të tjerë që do thotë njëherazi edhe humbje të vendit të punës për mjaft specialistë apo punonjës se thjeshtë që janë pjesë e administratës publike.
Shkaku i degradimit total të Gjirokastrës është zhdukja e mekanizmave apo resurseve që e mbajtën atë gjallë për një perjudhë qindra vjecare. Komunizmi i zëvendësoi ose i shkatërroj këto resurse. dhe tridhjetë vjetët e fundit nuk prodhuan dot as resurset e dikurshme dhe as resurset që zhvilloj Hoxha. Idetë se Gjirokastra mund t’ja hedh vetëm duke zhvilluar turizmin janë pa asnjë vlerë dhe vetëm do ta shtyjnë agoninë e saj.