MENU
klinika

Koncerti në Amfiteatrin e Tiranës

“Karajfilat e Shkodrës” në Tiranë

23.08.2018 - 10:20

Nga Andreas Dushi/ 

Sonte në mbrëmje, në Amfiteatrin e Tiranës do të mbijnë më të bukurat lule të Shkodrës.

Nën drejtimin artistik të Andi Unazës, “karajfila të njohur e gonxhe të reja” do të mbushin plot nota muzikore amfiteatrin e rikonstruktuar së fundmi nga Bashkia e Kryeqytetit e cila ka organizuar gjithçka në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, Televizionin Shqiptar dhe disa biznese.

Katër “Mjeshtra të Mëdhenj” dhe shumë të rinj që janë frymëzuar prej tyre dhe ecin në rrugën që ata kanë shtruar do të performojnë në orën 20:00 për artdashësit kryeqytetas.

Mjeshtrat në fjalë janë Bujar Qamili, Mukadez Çanga, Bashkim Alibali dhe Myfarete Laze, ndëra artistët e rinj janë Orjeta Kelaj, Ilsi Ademi, Klodiana Brahimi, Nimet Leka, Indrit Mlika, Marja Begu, Klodjana Vata dhe Leonard Guga.

Kësaj buqete me karajfila do ja shtojnë hijeshinë edhe Grupi i Valleve i cili nën koreografinë e Aldo Nikës do të ekzekutojë vallet më të bukura të Shqipërisë si dhe një sfilatë me veshjet më të bukura kombëtare të përdorura në zonën e Shkodrës për të cilën shkruan edhe Edith Durham.

Gjithë kjo atmosferë nuk do të jetë vetëm për publikun tiranas por edhe për shkodranët që jetojnë në kryeqytet, pasi ata do të dëgjojnë mbi 30 këngë qytetare shkodrane nga këngëtarët e tyre të preferuar.

“Karajfilat e Shkodrës” nuk janë vetëm këngëtarët, por edhe këngët pasi, sikurse këngëtarja Mukadez Çanga thotë “Shkodra i këndon më së shumti luleve”.

Ky koncert duhet parë si një aktivitet që afron kulturat e ndryshme mes dy qyteteve të mëdha dhe promovon traditën e muzikës popullore qytetare e cila për faj të komercializmit duket se po zbehet gjithnjë e më tepër.

“Karajfilat e Shkodrës” le të jetë vetëm fillimi i një tradite që do të vazhojë, ku grupe muzikore të një qyteti shqiptar do të performojnë në të tjerë qytete muzikën me të cilën brezat e para viteve ’90 janë rritur.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB