Pjeshkët ndihmojnë shërimin
Vetëm një frut ka deri në 15% të vitaminës C që ju duhet çdo ditë.
Kjo lëndë ushqyese ndihmon trupin tuaj të shërojë plagët dhe e mban sistemin tuaj imunitar të fortë.
Gjithashtu ndihmon në largimin e “radikaleve të lira”, kimikateve që janë të lidhura me kancerin.
Përmirësojnë shikimin tuaj
Një antioksidant i quajtur beta-carotene i jep pjeshkës ngjyrën përkatëse. Kur hani atë, trupi juaj e kthen në vitaminë A, e cila është çelësi për pamje të shëndetshme.
Ju ndihmon për një tretje të mirë të ushqimit në zorrë
Një pjeshkë mesatare mund t’iu japë më shumë se 9% të fibrave që trupi juaj ka nevojë çdo ditë.
Ushqimet me fibra të lartë mund t’ju mbrojnë nga problemet shëndetësore si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe kanceri i kolones dhe rektumit.
Ndihmon që të mbani një peshë të shëndetshme
Pjeshkët kanë më pak se 60 kalori, nuk kanë yndyrna të ngopura, kolesterol ose natrium. Dhe më shumë se 85% e një kokrre pjeshke është e përbërë nga uji.
Jepini bukuri buzëqeshjes tuaj
Sa më të ëmbla që ato janë, mund t’ju ndihmojnë t’i mbani dhëmbët të shëndetshëm, sepse ato kanë fluorid. Ky mineral, që ju gjeni në pastë dhëmbësh, është gjithashtu në disa ushqime, duke përfshirë pjeshkët. Ndihmon që të shkatërrohen mikrobet në gojën tuaj.
Redaktoi: M.D