MENU
klinika

Shenja që të gjithë i injorojmë

Këto janë shenjat e fshehura të inteligjencës

24.08.2018 - 12:50

Të jesh inteligjent, nuk do të thotë të jesh i aftë në matematikë apo në shkenca.

Inteligjenca njerëzore është kapaciteti intelektual i njerëzve, i cili karakterizohet nga perceptimi, vetëdija dhe vullneti.

Përmes inteligjencës së tyre, njerëzit posedojnë aftësitë kognitive për të mësuar, formojnë koncepte, kuptojnë, aplikojnë logjikën dhe arsyen, duke përfshirë kapacitetin për të njohur modelet kuptojnë idetë, planifikojnë, zgjidhin probleme, marrin vendime, mbajnë mend, dhe të përdorin gjuhën për të komunikuar.

Por cilat janë karakteristikat kryesore që tregojnë se dikush është inteligjent:

Kanë aftësi të përshtaten

Personat inteligjentë, janë të aftë që t’ja dalin në çdo situatë. Kjo sepse janë fleksibël dhe e kanë shumë të lehtë që të përshtaten edhe me ndryshimet më drastike.

E dinë që nuk dinë

Personat inteligjentë janë gjithnjë gati për të mësuar dhe nuk e konsiderojnë veten si të gjithëditur. Njohin limitet e tyre dje shprehin me veprime dëshirën për t’u përmirësuar.

Janë të ndjeshëm karshi të tjerëve

Personat inteligjentë janë edhe empatikë, të gatshëm si dhe altruistë. Mund të vihen në vendin e çdokujt dhe mund të kuptojnë çdokënd.