MENU
klinika

Dossier

Kolosët e gjeopolitikës, Meternik-Kissinger

15.08.2018 - 14:15

Henry Kissinger është koka e madhe e politikës së jashtme amerikane – këtë e ka bërë dhe e bën akoma me këshillat e tij. Ndërsa tashmë i ka kaluar 90 vitet mbi shpatulla, Kissinger klasifikohet akoma në kategoritë e moçme të pushtetarëve. Por ecuria e kësaj bote, e shqetëson atë…

Askush nuk e di më mirë se sa ish-profesori i Harvardit, këshilltari për sigurinë, ministri i Jashtëm dhe udhërrëfyesi i politikbërjes botërore, se pse ajo është e tillë. Amerika dhe liderët e saj kanë mbetur shumë mbrapa, larg mundësive dhe interesave që ata realisht përfaqësojnë dhe europianëve nuk është se punët po u shkojnë më mirë.

Ai ia ka dalë tashmë; i biri i këshilltarit akademik nga Fyrti (Fürth) i Gjermanisë, që në vitin 1938 mori arratinë bashkë me prindërit për në SHBA. Tashmë ai duhet të shohë se si bota që ai u përpoq ta vinte në rregull, po rrëzohet e se si Amerika, e destinuar të udhëheqë, në të njëjtën kohë i largohet kësaj përgjegjësie.

Kina, Rusia, europianët? Ata janë, në mënyra të ndryshme, të gjithë të paaftë për të sjellë e mbajtur rendin botëror. Shtetet e Bashkuara përkundrazi, lëkunden mes paralajmërimeve të themeluesit të shtetit, George Washington, për t’u mbajtur larg problemeve të një bote “të keqe”, dhe detyrës së shenjtë, për të ngritur apo kujdesur për një rend botëror të ri – të nisur qysh nga ish-presidenti Bush i vjetri, në luftën e Gjirit në vitin 1991: New World Order në përjetësi.

Talejrandi dhe Meterniku, mësuesit e Kissinger-it drejt altarit të dijes

Por qysh prej asaj kohe, perandoria e qendrës ka fituar sërish fuqi ; Rusia do të bëhet sërish superfuqi botërore dhe Europa e kombinon fuqinë e vet ekonomike, me dobësinë strategjike. Por Shtetet e Bashkuara po kërkojnë tërheqjen, ose po e shohin atë si alternativë, siç thuhet në zhargon tashmë “leading from behind”. Për një mendimtar të madh si ai i kalibrit të Kissingerit, kjo nuk është gjithçka.

Kissinger hyri në politikën amerikane me një libër mbi Kongresin e Vjenës, që duhej të vuloste luftërat dhe betejat civile të Pasrevolucionit francez, duke siguruar një shekull paqe, dhe një të dytë, që fliste mbi politikën e armëve bërthamore. Kjo nuk ishte dhe aq kundërthënëse, sa ç’duket. Armët bërthamore të detyrojnë për vetëpërmbajtje dhe janë mësuesit më të pamëshirshëm.

Talejrand dhe Meternik janë ndihmësit e Kissinger-it . Ai mendon në nocione me orientim paqësor që i përkasin diplomacisë klasike, si: balanca, hegjemonia, kompensimi, legjitimimi i statuskuosë.

Në fuqinë e Amerikës, ai sheh në të njëjtën kohë dobësinë e saj: “Bindjen se principet e brendshme të saj janë në mënyrë të vetëkuptueshme edhe universale, dhe se zbatimi i tyre shihet vazhdimisht si i bekuar”.

Por bota nuk është më jo vetëm bipolare, por është vënë edhe nën një presion në rritje të paradokseve e kontradiktave. A mos ka vallë ndonjë rikthim te balancat e bashkëpunimi? Pesimizmi heroik i Kissinger-it e ka bërë atë të dyshojë, se edhe një herë mund të ketë një rend botëror, që mund ta meritojë këtë emër. Ky, për Henry Kissinger, është misioni i pamundur i Amerikës.

Por kush është vet Meterniku?

Klemens Von Meternik (Klemens Wenzel Nepomuk Lothar von Mettrenich), ka qenë kont, dhe nga viti 1813 princ i Meternik – Winneburg.

Ai lindi në Colblenza më 15 maj 1773 dhe në jeten e tij politike ka marrë përsipër rolin e diplomatit për Austrinë. Madje në vitin 1812 u emërua kancelar shteti dhe pjesë e fronit mbretëror.

Klemens Von Meternik lindi në një familje fisnike të mesme me origjinë nga Uestfalia e cila kishte lidhje me mbretin e Austrisë, babai i tij ishte i njohur në fronin mbretëror austriak sepse kishte punuar si këshilltar. Më 27 shtator 1795 u martua me mbesen e kancelierit austriak, Kontit Wenzel Anton von Kauntiz.

 

Në moshë të re Meterniku shpalosi talentin e tij në fushën e diplomacies. Sapo mbushi 25-vjeç filloi të ndiqte babain e tij në rolin e sekretarit më pas punoi si i komitetit te krishterë në Uesfalia-s në kongresin e Rastat (1791 – 1799). Talenti i tij në këtë fushë shumë shpejt i mundësoi që të punonte në Dresda (Sassonia) në vitin 1801, në Berlin (Prusia) në nentor të vitit 1803 dhe në Paris (Francë) në gushtin e vitit 1806 me urdhër direkt të perandorit Napoleon Bonaparte.

Mbas humbjes që Austria pësoi nga Napoleoni, në betejën e Wagram, më 8 korrik 1809 Meternik u emërua ambasador i punëve te jashtme të Austrisë. Falë afrimit te tij u bë e mundur martesa midis perandorit francez Napoleonit dhe vajzës së Francesco II, dukeshës Maria Luisa.

Pasi ushtria franceze pësoi një humbje në fushatën e Rusisë, Meterenik filloi të mbante një politikë neutrale dhe u mundua të ndërtonte një marrëveshje paqeje midis Napoleonit dhe Carit Rus Aleksandri.

Më 26 qershor 1813 Meternik u takua me Napoleonin në Dresda për t’i ofruar një traktat paqeje midis Francës dhe Austrisë, por ky propozim nuk u pranua dhe si pasojë Austria i deklaroi luftë Francës. Në vitin 1814 Meternik u bind se një paqe me Napoleonin ishte pothuajse e pamundur. Meternik në ato vite krijoi shumë strategji për të kufizuar avancimin e shteteve Prusiane dhe atyre Ruse. Më 30 maj 1814 në Paris u firmos, Traktakti i Parisit, i cili në një fare mënyre do të rregullonte më së miri shpërndarjen e territoreve mbas rënies së Napoleonit, kjo ishte një lajmërim për Kongresin e Vjenës.

Meternik ishte protagonisti i Kongresit të Vjenës (tetor 1814 – nëntor 1815), dhe filloi të negocionte ndarjet e territoreve sipas një logjike të ekuilibruar e cila do t’i ndante këto territore me një ekuilibër te caktuar.

Ne atë periudhe pati një debat të ashpër me Carin e Rusisë Aleksandri I, i cili kishte planifikuar te copëtonte Poloninë, ky plan e frikësonte shume ambasadorin austriak sepse Polonia nuk do të ekzistonte më sipas planit rus. Përpjekjet e Meternik për të krijuar një front të vetëm me shtetet Prusiane, në mënyrë që të përballonin Carin Rus dështuan për faj të Prusisë e cila nuk donte të kishte marredhënie të keqija me Rusinë më vonë.

Meternik gjithashtu ishte krijuesi i Aleancës të Shenjtë, por emri erdhi nga Cari Rus : kjo marrëveshje parashikonte që shteti duhej të udhëhiqej sipas kritereve kristiane ; por në fakt ishte vetëm një aleancë midis shteteve të cilët do të ndërhynin për të ndihmuar shtetin fqinj nga një revolucion të mundshëm. Në fakt në qoftë se një shtet pësonte një revolucion apo një grusht shteti, shtetet e tjerë ishin të autorizuar të ndërhynin në mënyre ushtarake për ta ndihmuar. Të gjithë shtetet pranuan këtë aleancë të re përveç Perandorisë Osmane, Qyteti i Vatikanit dhe Britania e Madhe.

Meternik ishte një nga themeluesit të realizmit politik, i cili ndiqte një politikë të ekuilibruar dhe ishte një mjeshtër i teknikës së diplomacisë ndërkombëtare. Vizioni i tij konservator në lidhje me shtetin influencoi Kongresin e Vjenës.
Ai besonte se në qoftë se njerëzit do të informoheshin në mënyrë të duhur mbi institucionet, revolucionet si ato që ndodhën në Francë dhe në Greqi do të konsideroheshin jo të ligjshme.

Meterniku është një shembull i cili ka mbetur gjatë në memorien e Evropës dhe ka fituar simpatinë e shumë diplomatëve për qartësinë dhe kthjelltësinë në mënyrën e të bërit diplomacy. Ai ndërtoi atë që për një kohë të gjatë do të njihej si “Sistemi Meternik”. Është shumë vështirë të gjehen figura kaq brilante në diplomaci sa ajo e Meternikut. Pothuajse sot lulëzojnë kudo burokratët! Është shumë e vështirë të gjenden mendje kaq brilante që përmes logjikës së tyre aspak të zakonshme të ndërtojnë një sistem diplomatik që të mund të jetojë për një shekull.

Mendja e shkëlqyer e Meternikut e kuptoi se vetëm një sistem balancash mund ta mbante gjallë Evropën. Që nga ajo kohë e gjer në prag të Luftës së Madhe (1914) sistemi i aleancave do mbizotëronte politikën evropiane për pothuajse njëqind vjet, duke mos lënë asnjë shtet të fuqishëm që të dominonte mbi të tjerët.

Disa nga aforizmat e tij më brilante:

Në Evropë demokracia është një gënjeshtër.

Fjala ‘liri’ nuk do të thotë pikënisje, pordestinacion. Pika e nisjes përcaktohet me fjalën ‘urdhër’. Liria nuk mund të ekzistojë pa konceptin e rendit.

Kur Parisi teshtin, Evropën e zë ftohma.

Dhjetë milionë padituri nuk janë njësoj me një një njohuri.

Njerëzit që bëjnë histori nuk kanë kohë ta shkruajnë atë.

Është e kotë t’ia mbyllni portat ideve; ato i tejkalojnë ato.

Fjala ‘Itali’ është një shprehje gjeografike, një përshkrim i cili është i dobishëm, por nuk ka rëndësi politike.

Si e parashikon Kissinger “Epokën Trump”

Nga Dick Morris

Ish-sekretari i Shtetit Henry Kissinger ofroi një mënyrë për të kuptuar politikën e jashtme të Presidentit Donald Trump, duke paralajmëruar dhe suksesin e saj.

‘Liberalët dhe ata që mbështesin Hillary Clinton-in, s’kanë për ta pranuar asnjëherë. Ata s’do e pranojnë kurrë se ai është i vetmi lider prej vërteti. Zotëria po bën ndryshime si asnjëherë më parë, të gjitha në funksion të qytetarëve të këtij vendi. Pas tetë vitesh tiranie, ne po shohim ndryshimin’, tha Kissinger.

Më tej ai shpjegoi edhe mënyrën se si Trump po e mundësonte këtë gjë.

Kissinger e njeh atë dhe vazhdon me: ‘Secili vend duhet të marrë në konsideratë dy gjëra: Një, perceptimi i tyre se presidenti i mëparshëm ose presidenti që po largohet, tërësisht e tërhoqi Amerikën nga politika ndërkombëtare, kështu që ata duhej të bënin vetë vlerësimet për nevojat e tyre. Dhe së dyti, se ka një president të ri, i cili po bën shumë pyetje të panjohura. Dhe për shkak të kombinimit të vakumit të pjesshëm dhe pyetjeve të reja, dikush mund ta imagjinojë se diçka e jashtëzakonshme dhe e re del nga ajo.’

Pastaj Kissinger e thotë hapur: ‘Trump vë Amerikën dhe njerëzit e saj të parët. Kjo është arsyeja pse njerëzit e duan atë dhe kjo është arsyeja pse ai do të mbetet në detyrë për kaq gjatë. Nuk ka asgjë të gabuar me të dhe njerëzit kanë nevojë të hapin sytë ‘.

Kissingeri dikur shpjegoi se ai dhe Nixoni mendonin se ishte e rëndësishme për të bindur kreun sovjetik Brezhnev, se presidenti i SHBA-ve ishte i paparashikueshëm dhe i aftë për çdo gjë. Trump ka mbajtur në gji Korenë e Veriut dhe ka bërë Kinën që të pranojë sanksione për njerëzit e saj dhe kompanitë që bëjnë biznes me Pyongyang me vetëm një strategji të tillë.

Kur ai mburret se ka një “buton më të madh të kuq” se Kim Jung Un ka, ai tejkalon retorikën me të meta të së kaluarës, se ai forcon një njohje të re të fuqisë amerikane.

Kissinger dikur shkroi: ‘Dobësia rritet e fortë nga epshet. E forta bëhet e dobët përmes ndalimit.’ Asnjë fjali nuk e përshkruan më mirë marrëdhënien SHBA-Kore e Veriut.

Trump është duke hedhur poshtë frenimet dhe duke e quajtur blof epërsinë e Koresë së Veriut.
Ashtu si Kissinger do të kishte bërë.

Thelbi i tij është se kontrasti i tërheqjes amerikane nën Obamën dhe pohimi i saj i ri i fuqisë nën Trumpin, krijon një dinamikë të re që duhet ta marrë parasysh çdo aleat dhe armik yni.
Ata u rritën të kënaqur me pasivitetin e Obamës dhe tani janë të frikësuar për shkak të aktivizmit të Trumpit. Dhe ata duhet t’i balancojnë të dy në zhvillimin e politikave të tyre.

Ata e kuptojnë se supozimet e vjetra, të katalizuara nga preokupimi i Bushit me Irakun dhe refuzimi i Obamës për të udhëhequr, janë të vjetëruara. Pra, Trumpi po detyron një gur të ri me një fuqi të re prapa interesave amerikane.
Ata – këtu dhe jashtë – të cilët u hipnin qerreve të vjetra shqetësoheshin për rënien e saj.
Por, siç thotë Kissingeri me kaq guxim, Trump ‘është lideri i vërtetë’ në çështjet botërore dhe po detyron ndryshimet e politikave që vënë Amerikën të parën.

Dick Morris është ish-këshilltar i presidentit Bill Clinton, si dhe një autor i politikës, sondazheve dhe konsulencës.
Kur Kissinger ngurronte për të përkrahur bombardimin e Sebisë…
Ekstrakt nga kujtimet i një nga emrave më të njohur të politikës amerikane të shekullit të fundit, Henry Kissinger, ku shprehej tejet i rezervuar për çështjen e ndërhyrjes amerikane në Kosovë kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Jo të gjithë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahen vendimin e administratës së Klintonit për të ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë.

Një nga refleksionet që trazoi mediet amerikane ka qenë edhe një ese dy-faqëshe e ish-sekretarit të shtetit gjatë administratës së presidentëve, Richard Nixon dhe Gerald Ford. Henry Kissinger, si njëri nga diplomatët më me përvojë amerikanë qysh prej luftës së Vietnamit, shprehej tejet i rezervuar për çështjen e ndërhyrjes amerikane në Kosovë kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Ndonëse përkrahte motivin humanitar të ndërhyrjes, fituesi i Çmimit Nobel për Paqe kritikonte Perëndimin për kanosjet që i bënte Serbisë për të pranuar Marrëveshjen e Rambujesë

I cituar shpeshherë nga mediet me orientim anti-amerikan dhe pro-serb, shkrimi i Kissinger-it sidoqoftë përmban disa përgjigje interesante se përse Perëndimi e kurseu Serbinë nga një okupim ndërkombëtar sipas modelit gjerman, duke shprehur drojën e disa qarqeve se zhdukja e shtetit serb nga baraspesha e Ballkanit mund të sillte një zinxhir pasojash në vendet që kanë pakica etnike.
Një pjesë të shkrimit të diplomatit amerikan:

“Unë e respektoj motivin humanitar të ndërhyrjes. Por kjo nuk i shfajëson demokracitë prej nevojës së gjetjes së një zgjidhje të qëndrueshme. Marrëveshja e Rambujesë nuk i qëndron sprovës. Duke zhvilluar bisedime të mbështetura në një marrëveshje të përpiluar kryekreje në kancelaritë e huaja dhe duke kërkuar imponimin e saj përmes kërcënimit me bombardime ajrore vetëm sa e ka përkeqësuar krizën në Kosovë. […] Serbët kanë hedhur poshtë Marrëveshjen e Rambujesë për shkak se ata e shohin si prelud të pavarësisë së Kosovës. Ata e shohin praninë e trupave të NATO-s si një lloj pushtimi i huaj të cilit Serbia i ka rezistuar historikisht si Perandorisë osmane dhe austriake, Hitlerit dhe Stalinit.

“Edhe nëse bombardohen deri në kapitullim, vështirë të pritet se ata do të mbështesin rezultatin. [….] lufta në Jugosllavi nxit paqartësi të plotë”

Serbia ka luftuar në anën tonë gjatë dy luftërave botërore dhe i ka qëndruar Stalinit në kulmin e fuqisë së tij. Ne nuk mund të shpërfillim brutalitetin e Millosheviqit, por zhdukja e Serbisë nga baraspesha e Ballkanit mund të tundojë shpërthime në vendet fqinje që kanë pakica etnike”.