MENU
klinika

Dossier

Korçarët e parë në Amerikë

25.08.2018 - 12:46

Legjendë urbane ose jo, janë të shumtë shqiptarët që besojnë se një korçar ka më shumë mundësi për të fituar llotarinë amerikane. Por edhe legjendat e kanë zanafillën në fakte reale. Konica.al sjell disa fakte të siguruara nga nga arkivat e atyre familjeve korçare që të parët e tyre lanë eshtrat në “tokën e premtuar” në fund të shekullit të XIX-të. Evidencat tregojnë se nga viti 1884 – 1945 numri i shqiptarëve që jetonin në Shtetet e Bashkuara arrijnë në 25 mijë, nga të cilët rreth 3/5 ishin korçarë. Por, kush ishin korçarët e parë në SHBA dhe çila qe veprimtaria e tyre ?

I pari korçar që shkeli në Amerikë ishte prifti Kol Kristofori. I lindur në fshatin Katund më 1860, at Kristofori u largua me 1884 nga Korça për t’iu drejtuar Botës së Re. Pas 6 vitesh ai kthehet ne vendlindje si një perëndimor , që nga veshja e deri tek sjellja dhe ndan përvojën e tij më të mirë me banorët e fshatit. Më 1892 komuniteti i zonës e nderon atë për të gjithë veprat filantripike që kishte bërë, dhuroi shtëpinë e tij si shkollë për fshatin, ndërkohë që inkurajoi mësimdhënien, sëbashku me motrat e tij, edhe për vajzat e fshatit, një emancipim ky për kohën. Një vit më pas, at Kristofori largohet sërish drejt Bostonit ku së bashku me 17 shokë që prej fëmijërisë së tij, themelojnë një shoqëri patriotike e cila do t’i shërbente kauzës kombëtare. Veladonin e prifitit Kol Kristofori e veshi zyrtarisht në 1917-ën dhe nis shërbesën në një nga kishat e Bostonit. Ai ndërron jetë në Boston në moshën 80 vjeçare, në 26 korrik të vitit 1940.

Familja e Thanas Viso Mborjes, një tjetër korçari që ka shkelur herët tokën amerikane jeton ende në Amerikë. Të kontaktuar nga Konica.al, pasaardhësit e Thanasit, James dhe Veronica Mborja ndanë me ne një pjesë të kujtimeve të stërgjyshit të tyre. Ja si e përshkruan ai në ditar mbërritjen në Amerikë:

“Largimi ynë nga Rumania për në Amerikë, ndodhi në vitin 1901. Pasi arritëm në Amerikë, ne u drejtuam së pari në qytetin e Filadelfias. Aty kishte pak shqiptarë dhe këta ishin të pa organizuar fare. Në të gjithë Amerikën, në vitin 1901 kishte rreth 200 shqiptarë, të çilët ishin mbledhur kryesisht në Xhemstoun, Boston dhe rrethinat e tij, si dhe në Nju York dhe në Bufalo. Këta ishin pothuajse të gjithë nga zona e Korçës. Pasi qëndruam disa ditë në Philadelfia, u zhvendosëm në Bufalo, ku gjetëm shumë shqiptarë, të çilët nuk kishin më shumë se dy-tre vjet që kishin ardhur në Amerikë për të punuar.”

Korçari Miti Gilo nga Vithkuqi emigroi drejt Amerikës në 1902-in . Më të mbërritur me ndihmën e disa miqve të tij, Miti qëndron në Biddeford. Atje ai fillon të punojë në turnet e dyta dhe të treta në një fabrikë ku kushtet ishin mjaft të vështira. Miti krijoi familje, duke ruajtur traditën pasi u martua me një vajzë korçare, e zhvendosur po ashtu atje. Me të ardhurat e siguruara nga puna e 10 viteve më 1912-ën, ai boton një përmbledhje poetike me 24 faqe, si dhe disa muaj më vonë nxjerr në dritë një tjetër libër por këtë herë me tregime të krijuara me motive nga jeta e tij në Amerikë dhe gjithë peripecitë që kishte kaluar. Mbesat e tij, që ka zgjedhur të largohen nga Nju Xhersi dhe të kthehen në qytetin e tyre të origjinës, në Korçë. Ato ndajnë këto mbresa për Konica.al në lidhje me historinë e gjyshit të tyre.

“Librin me poezi e kemi ruajtur si sytë e ballit pasi është pasuria jonë më e çmuar që na ka lënë gjyshi. Ai dëshmon për vlerat dhe identitetin tonë, ndaj e kemi si thesarin e historikut të familjes, gjaku i të cilës rrjedh në venat tonë”.

Listës së korçarëve të parë që u larguan drejt SHBA-ve u shtohen pafund emra të tillë si : Angelina Kondili, Athanas Korçari, Artur Tashko, Ali Floqi , Anastas Dori etj . Natyrisht që nuk mund të mungonin emrat e motrave Qirjazi, emblemë për qytetarët korçarë dhe jo vetëm. Sot , gjithnjë e më tepër korçarët po eçin në gjurmët e paraardhësve të tyre, duke krijuar një zinxhir të gjallë të historisë që përsëritet , rrjedh dhe kthehet në gjenezë për të mbrutuj individë të denjë që i shërbejnë qytetit të tyre.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit