MENU
klinika

Deklarata e Thaçit

Korrigjimi i kufijve destabilizon rajonin?

26.08.2018 - 12:34

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në samitin e liderëve rajonalë europianë në Alpbach të Austrisë. Në një konferencë për mediat, ai tha se korrigjimi i kufijve nuk e destabilizon rajonin.

Sipas Thaçit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë dhe korrigjimi i kufijve nuk duhet të frikësojë askënd. Duke shtuar më tej se faza finale e dialogut me Serbinë është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe shumë e rëndësishme për të dyja shtetet.

“Në këtë asekt ne kemi vështirësi në procesin e nromalizmit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi në fazën finale të procesit dhe kemi nevojë për mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së dhe nga shtetet e tjera, që të arrijmë një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pa këtë marrëveshje asnjëri shtet nuk do të bëj progres në rrugën drejt BE-së. Benificonet nëse arrihet marrëveshja janë të mëdha, jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por edhe për BE-në”, tha fillimisht Thaçi.Ndërkohë më tej Presidenti Thaçi shtoi se të dyja palët kanë vendosur të arrijnë në zgjedhje rekreative dhe të pranueshme nga të gjithë.

“Kemi vendosur që të arrijmë një zgjidhje kreative dhe të pranueshme nga të gjithë. Jemi të bindur se kjo do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor. Kosova dhe Serbia nuk do të jenë shtetet e vetme që të korrigjojnë kufijtë”, u shpreh Thaçi.

V.SH

 

 

 

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat