MENU
klinika

Etnografia si atraksion turistik

Muzeu i “Oso Kukës” tërheq mbi 8 mijë turistë në Shkodër

16.08.2018 - 19:36

Shkodra tërheq çdo vit turistët me bukuritë e saj natyrore si Thethi, Vermoshi apo Liqeni i Komanit, por edhe me historinë që e karakterizon këtë qytet. Muzetë dhe sitet arkeologjike kanë tërhequr këtë vit më shumë se çdo vit tjetër, me qindra turistë të cilët kanë zgjedhur të vizitojnë muzeun historik të qytetit, “Oso Kuka” teksa pavioni më interesant është ai i etnografisë. Bëhet fjalë për mbi 8 mijë vizitorë që kanë frekuentuar këtë muze.

Drejtori i muzeut “Oso Kuka”, Anelmo Spahija thotë se emigrantet shqiptar janë më të interesuar per pjesën e Etnografise ndërsa tek të huajt më shumë duan të informohen mbi arkeologjinë, dokumentat historikë dhe për t’u njohur me rrugëtimin që ka patur vendi ynë dhe etapat historikë të zhvillimit si popull. Ndërkohë puna promovuese e bërë për Muzeun e Krimeve të Komunizmit ka dhënë frytet e saj.

Nje turist nga Çekia shprehet kështu menjëherë pasi përfundoi vizitën e tij në këtë muze: “Lexova per muzeun në internet dhe vendosa ta vizitoja, ende jam i befasuar. Ju si vend keni kaluar një diktature të tmerrshme. Vizitova edhe dhomat e burgut ku janë ushtruar tortura dhe arrita te kuptoj sesa dhembje ka aty. Është e tmerrshme se sa shume njerëz dhe klerikë janë masakruar”