MENU
klinika

Nis Festivali i Komedisë

Në Korçë për “KOKO FEST”

30.08.2018 - 16:50

Tashmë si çdo fillimvjeshtë  Korça është shndërruar në një skenë gjigande për të mirëpritur eventin më të rëndësishëm teatral , Festivalin Mbarëkombëtar të Komedisë. Edicioni i pestë i  “KOKO Fest” nis në  1 shtator dhe do të mbaj të mbërthyer pas skenës artistët më të mirë nga të gjitha trevat shqiptare , jo vetëm të humorit por edhe të zhanerave të tjerë. Ky festival ndiqet nga korçarët po aq sa edhe nga të huajt edhe turistët që zgjedhin të vizitojnë qytetin e dritave.

Ethet e garës përfshijnë trupat më të mira teatrale të  Vlorës, Gjirokastrës, Shkodrës, Fierit , Durresit dhe Korçës mikpritëse, por këtë vit pjesëmarrës do të jenë edhe trupa teatrale nga Greqia , Kosova dhe Maqedonia që do i shtohen kompeticionit. Drejtuesja e Teatrit të Korçës , Zamira Kita , bën me dije se këtë vit  do të shfaqen për publikun tetë  premiera.  Teatri i Korçës do të sjellë si premiere, në natën e tretë, nje shfaqje me regji të regjisorit Guri Koço .

Sakaq Teatri i Durrësit përfaqësohet me regjisoren Driada Dervishi me “Komedia që shkon për dreq”, Teatri i Prishtinës, vjen me një vepër që mban firmën e regjisë së Ilir Bokshit. Teatri “Petro Marko” në Vlorë, konkurron me veprën “Në dorë të fatit” me regji të Arben Kumbaros, ndërsa Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të konkurrojë me “Darka e Lamtumirës” me regji të Kiço Londos.

Artistë të mirënjohur sikurse Margarita Xhepa, Mirush Kabashi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, si dhe artistë antarë të jurisë  do të jenë plejada që do të ndjekin festivalin në të gjitha netët e tij së bashku me publikun korçar dhe jo vetëm, për të shpallur në fund fituesin.

Përgatiti: L.S.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jeta e natës e qytetit

Fundjavave takohemi në Korçë!

Dossier: “Majestic” në 9 dekada

Epopeja e një kinemaje


Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit