MENU
klinika

Aksidenti tragjik

Parakalimi i gabuar, vdes gruaja shtatzanë

21.08.2018 - 15:20

Dyshohet se një parakalim i gabuar ka qenë shkaku i aksidenit që i ka marrë jeten 27 vjeçares shtatzanë dhe ka shkaktuar edhe 5 të plagosur mes tyre edhe fëmijë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Levan në vendin e quajtur “Liqeni” ku janë përplasur mjetet tip “Audi” me drejtues Astrit Troka me mjetin e tipit “Benz” me drejtues shtetasin Leorant Troka. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë Majlinda Troka, e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi” si edhe është plagosur një  i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”.

Nga të dhënat e para rezulton se mjeti tip “Audi” ku udhëtonte viktimia dhe që drejtohej nga vjerri i saj ka hyrë në parakalim, duke u përplasur me mjetin tip “Mercedes-Benz”, ndërsa makina tjetër vetëm është fërkuar dhe ka ndaluar disa metra më poshtë. Në automjetin tip “Audi” bëhet e ditur se ishin 4 persona, ndërsa në Benz-in që drejtohej nga shtetasi Leorant Troka, udhëtonte gruaja e tij dhe fëmija. Edhe këta të tre janë plagosur dhe janë dërguar në spital për mjekim. Ndërsa në mjetin tjetër tip “Benz” ka qenë vetëm shoferi.

Të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga policia bejne me dije se Astrit Troka po shoqëronte nusen e djalit dhe fëmijën e saj drejt qytetit të Fierit, në momentin kur ka ndodhur aksidenti fatal.