Qëllimi kryesor për transfuzionin e gjakut është të përmirësojë kapacitetin e transportit të O2 dhe të korrigjojë ose të parandalojë hipoksinë indore.
Parametrat klinike që duhet të merren parasysh për transfuzion janë:
- Mosha;
- Shenjat dhe simptomat e anemisë;
- Shpejtësia e humbjes së gjakut;
- Volumi i gjakut të humbur;
- Funksioni kardiak;
- Funksioni pulmonar;
- Sëmundja ishemike e zemrës;
- Trajtimi farmakologjik (medikamentoz).
Efekti i transfuzionit dhe përshtatshmëria e tij vlerësohen nëse shihet se pacienti është stabilizuar nga ana kardiocirkulatore, pa shenja të hipovolemisë, duke parë rritjen e Hb pas 12 orësh nga transfuzioni i parë.
Qëllimi i transfuzioneve:
Të korrigjojë aneminë (një nivel të ulët të Hb);
Të zëvendësojë gjakun e humbur nga gjakrrjedhjet si gjatë një operacioni ashtu edhe nga një aksident;
Të zëvendësojë përbërësit e tjerë të gjakut siç janë faktorët e koagulimit;
Kriteret e hemotransfuzionit tek të sëmurët në reanimacion.
Nëse humbja vlerësohet të jetë prej 1 unite gjaku (10% e vëllimit normal të gjakut), zëvendësimi i gjakut mund të jetë i panevojshëm.
Nëse humbjet fillestare janë vlerësuar si 3 -4 unite dhe hemoragjia vazhdon, duhen siguruar rreth 8 unite gjaku dhe të kihet parasysh që të sigurohen edhe përbërësit tjerë si plazma e freskët e mundësisht trombocite.
Humbja akute e 15% të vëllimit mund të zëvendësohet me kristaloide. Humbjet e më tepër se 40% të masës qarkulluese përbëjnë kërcënim për jetën dhe transfuzioni është i domosdoshëm.
Transfuzioni në pacientët kirurgjik
Në kirurgji transfuzioni indikohet në:
1. Hemoragjitë akute me humbje të >20-40% të volumit qarkullues (rreth 1000-2000ml);
2. Në rastet me Hb.
Preferohet të përdoret gjak i plotë, në anemi nga humbjet kronike, për shembull në tumoret malinj.
Variçet e Ezofagut dhe në Anemitë akute që bashkëshoqërojnë patologji gastro-hepatologjike me Hb më pak se 10g/dl. Terapia nuk duhet të fillohet kur Hb > 10g/dl.
Transfuzioni i gjakut indikohet për të korrigjuar rënien e shpejtë të transportit të oksigjenit në inde, kur përqendrimi i hemoglobinës është i ulët.
Qëllimi kryesor për transfuzionin e gjakut është të përmirësojë kapacitetin e transportit të O2 dhe të korrigjojë ose të parandalojë hipoksinë indore.
Indikacionet për transfuzion nuk mund të përcaktohen vetëm nga vlerat e Hb dhe Ht, por duhet të bazohen edhe vlerësohet në ecurinë e kushteve klinike të pacientit. Çdo njësi gjak rrit vlerën e Hb me rreth 1gr/dl dhe vlerën e Hk rreth 3%.
Dr. Xheneta Beqoviq , Prof. Dr. Irena Qendro
Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut Tiranë
Redaktoi: M.D