Shumica e njerëzve mendojnë për reformën e drejtësisë penale si një çështje thjesht sociale, por është gjithashtu ekonomike.
Raporti më i fundit i vendeve të punës në SHBA tregoi se ekonomia amerikane fitoi 157,000 vende pune në muajin korrik dhe shkalla e papunësisë u ul në 3.9 për qind. Ndërkohë, raporti tremujor ekonomik tregoi se ekonomia po rritet me 4.1 përqind, norma më e lartë tremujore e rritjes që nga viti 2014.
Megjithatë, shkalla e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore (përqindja e njerëzve në moshë pune të cilët janë ose të punësuar ose që kërkojnë punë) mbetet e ulët, vetëm Italia ka një shkallë më të ulët të pjesëmarrjes së fuqisë punëtore në moshë pune sesa Shtetet e Bashkuara.
Rritja e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore është çelësi për të mbështetur rritjen ekonomike. Një nga mënyrat që qeveria amerikane mund ta bëjë këtë është duke rishqyrtuar qasjen e saj ndaj krizës së narkotikëve, e cila i mban njerëzit larg punës. Ajo që nevojitet është një ndryshim nga qëndrimi i ndëshkimit në një qëndrim të rehabilitimit në sistemin e drejtësisë penale.
Burgimi, përsëritja (recidivizmi), dhe GDP-ja
Shtetet e Bashkuara kanë shkallën më të lartë të burgimit dhe popullatën më të madhe në burgje në botë. Sipas Iniciativës së Politikave të Burgjeve, rreth 2.4 milion njerëz burgosen në SHBA, me 1.36 milion në burgjet shtetërore, 720,000 në burgjet lokale dhe 210,000 në burgjet federale.
Ndërsa Shqipëria ka numrin më të madh të të burgosurve në rajon, mbi 100%. Për vendin tonë, niveli i zënies së burgjeve, bazuar në kapacitetin zyrtar, është 105.6%, duke u renditur në vendin e 109, nga 222 shtete. Në tremujorin e dytë 2018, janë evidentuar gjithsej 8.484 vepra penale, duke shënuar një rritje me 1,1 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017.
Ndonëse ka shumë faktorë që kontribuojnë në këta numra anormalisht të lartë, nga mbikriminalizimi deri në dënime të gjata me burg, një faktor që ngre shkallën e lartpërmendur është recidivizmi, domethënë ish-të dënuarit që kthehen në burg pas kryerjes së krimeve. Në Shtetet e Bashkuara, 76.6 përqind e të burgosurve të liruar u arrestuan brenda pesë vjetësh.
Në Norvegji, krahasimisht, vetëm 20 për qind e të burgosurve kthehen në burg pas pesë vjetësh. Kjo mospërputhje është kryesisht për shkak të një qëndrimi të “drejtësisë restauruese” në burgjet norvegjeze, e cila thekson riintegrimin në shoqëri. Në Shtetet e Bashkuara, ende mbizotëron drejtësia ndëshkuese, një kuptim i drejtësisë penale që fokusohet në ndëshkimin dhe jo në rehabilitimin.
Sipas Qendrës për Përparimin Amerikan, rikthimi i kriminalitetit zvogëlon PBB-në vjetore me 65 miliard dollarë në vit. Zhvendosja në një sistem të drejtësisë penale më pak ndëshkuese në të cilin të burgosurit kanë qasje në më shumë mundësi arsimimi dhe trajnimi për punë, do të reduktonte recidivizmin dhe, duke zgjeruar fuqinë punëtore, do të nxiste ekonominë. Për më tepër, heqja e ligjeve të liçencimit në punë që parandalojnë ish-kriminelët nga hyrja në profesione të caktuara, do të ndihmonte në përshpejtimin e riintegrimit ekonomik.
Lufta kundër drogës kushton shtrenjtë
Rasti ekonomik për reformën e drejtësisë penale rrjedh në debatet mbi politikën e drogës. Fondacioni Tatimor vlerëson se industria e marijuanës vlerësohet në 45 miliard dollarë në vit: legalizimi federal i marijuanës do të sillte bizneset e tregut të zi në ekonominë ligjore, duke e kthyer karrierën e krimit në ndërmarrje të respektueshme. Për më tepër, trajtimi i krizës së narkotikëve do të kishte efekte të rëndësishme ekonomike pozitive.
Varësia ndaj narkotikëve ka pasur një ndikim të madh negativ në pjesëmarrjen e fuqisë punëtore dhe kostoja e vlerësuar ekonomike e krizës është pothuajse 80 miliard dollarë. Trajtimi i varësisë narkotike si një çështje e shëndetit publik në vend të një çështjeje të drejtësisë penale, së bashku me shmangien e mbingarkesës së narkotikëve, jo vetëm do të shpëtonte jetën, por do të përmirësonte edhe perspektivat e ardhshme ekonomike.
Këto ndryshime gjithashtu do të ndihmonin në uljen e deficiteve në rritje. Falë shkurtimit të taksave të fundit dhe paketës së shpenzimeve të ndryshme, deficiti federal do të kalojë një bilion dollarë në vitin 2019 dhe do të vazhdojë, madje edhe gjatë një bumi ekonomik. Zvogëlimi i burgosjes do të reduktonte shpenzimet qeveritare amerikane, të cilat arrijnë 80 miliard dollarë në burg çdo vit.
Një rënie në recidivism gjithashtu do të ndihmojë në uljen e shpenzimeve për qeveritë federale, shtetërore dhe lokale. Legalizimi i marijuanës gjithashtu do të reduktonte shpenzimet: Instituti Cato i Libertarianëve, kohët e fundit, zbuloi se legalizimi i kanabisit do të ulte shpenzimet e shtetit me 6 miliard dollarë dhe shpenzimet federale me 4 miliard dollarë në vit. Ndërkohë, dekriminalizimi i të gjitha drogave do të reduktojë shpenzimet shtetërore me 29.4 miliard dollarë dhe shpenzimet federale me 18.5 miliard dollarë.
Burimi:
fee.org
INSTAT