MENU
klinika

Zef Zorba

Poeti hermetik të cilit komunizmi ia hermetizoi veprën

13.08.2018 - 16:05

Në vitin 1920, kur në Shqipëri vijonte të gëlonte letërsia e rilindjes me ndonjë “thumb” satirik të lëshuar nga atë Fishta, lindi në familjen Zorba i pari poet vërtetë hermetik i letërsisë shqipe, vepra e të cilit do të paraqitej për publikun vetëm post – mortum plot 74 vjet më pas.

Zorba vinte nga një familje me zë dhe familje filantropësh. Tokat e veta në bregun e lumit të Kirit, kjo familje shkodrane ia fali Kishës dhe kjo e fundit ngriti aty vorret katolike, që sot janë pjesa historike monumentale fort në zë e këtij qyteti. Edhe sot në qendër të këtyre varrezave, varrezave të Rrmajit, lartësohet çinari i madh shumëshekullor me emrin Çinari i Zorbës.

Poeti Zef Zorba rrjedh nga një prej familjeve aristokrate të Shkodrës, të asaj Shkodre që i thonin edhe Venecia e dytë, qoftë për shkak të rrethimit me ujëra, por edhe se ka qenë një qendër me kulturë e tradita të hershme.

Vepra e tij do të thurej në një heshtje thuajse në të njëjtën kohë me veprën e Camajt, të dy jashtë realitetit komunist: Camaj duke jetuar në Gjermani, ndërsa Zorba duke jetuar në Pranverën që i thoshte me shpejtue në poezinë “Shpejto prandverë”:

Shpejto prandverë!

Kjo shpresë a’i thar që shpirtin brenë ma keq,

Se urithi dhenë!

Me këtë shpresë, jetonte Zef Zorba, “një poet i lindun në kohna të mbrapshta” si do të shprehet për të, në ndoshta artikullin më të plotë kushtuar këtij personaliteti letrar, studiuesi e përkthyesi Ardian Ndreca (Revista “Hylli i Dritës”, Viti 2010, nr. I).

Zorba i mbylli sytë në vitin 1993, një vit para se lexuesve t’u hapeshin sytë me poezinë e tij.

Sikurse thashë, për herë të parë vepra e Zorbës u bë e njohur në vitin 1994, përgatitur nga Stefan Çapaliku. Ajo jo veç ishte shkruar gjysëm shekulli para botimit, por dukej sikur ishte harruar bashkë me autorin.

Menjëherë u vlerësua nga lexues e studiues aq sa, dy vjet më pas, mori çmimin “Martin Camaj” me motivacionin:
Zorba i takon një qarku të vogël shkrimtarësh në Shqipni që, artistikisht dhe moralisht e rimerrshin fillin e këputun të vazhdimësisë së letërsisë shqipe dhe e rimëkambëshin lidhjen me rangun e saj të naltë që kishte fitue me autorë si Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB